"Gjon, Hysen, Tom", Rama flet për
Vettingun me emra: Nuk ndalemi

Vettingun me emra: Nuk ndalemi">
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Panairi i Arsimit Profesional se jemi të vendosur që të bëjmë të mundur zbatimin e ligjit të Vettingut, pasi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.
 
Ai u shpreh se kur invetitorët e huaj vijnë në Shqipëri, u dalin përpara gjyqtarët dhe u thonë jam unë këtu dhe e bën nul gjithçka duke vdekur investimin.
 
"Do ta mbyll me Vettingun dhe reformën në drejtësi. Ne mund të bëjmë arsim profesional, por po nuk bëmë një sistem drejtësie të besueshëm nuk mund të rrisim volumin e investimeve të huaja në Shqipëri.
 
Investitorët kanë shumë arsye për ta parë Shqipërinë, por kanë një arsye për ta pasur frikë, pasi ndërkohë që vijnë për të investuar u del përpara një Gjon, një Hysen, një Tomë dhe u thotë jam unë këtu dhe e bën nul gjithçka.
 
Para një viti në një tokë publikë në bregdet, kur ishim gati të firmosnim kontratën një Tom, Hysen, Gjin atje nxori vendimin që kjo tokë nuk ishte më e shtetit sepse disa pretendentë kishin shkuar në gjykata dhe kërkuan 49.8 ha dhe Tom, Hysen, Gjini u kishte dhënë 498 ha dhe investimi vdiq.
 
Cili gjykatës në Gjermani do ta kishte bërë këtë dhe si mund të pretendojmë ne të shkojmë atje ku pretendojmë pa ndëshkimin e Tom Hasan Gjinit.
 
Pa pastrimin e këtyre, jo të gjithëve, por aty ku ka një mollë të kalbur...Prandaj jemi të vendosur të zhbllokojmë Vettingun një orë e më parë dhe do ta bëjmë
".



Rama: 27 mijë të rinj të regjistruar në shkolla profesionale
Nga panairi i arsimit profesional, kryeministri Edi Rama u shpreh se mes krizave që trashëgoi Shqipëria ishte edhe papunësisë rinore.
 
Rama theksoi se qeveria i ka dhënë prioritet arsimit profesional duke e çuar numrin e të rinjve që studiojnë në një shkollë profesionale në 27 mijë.
 
"Shqipërisë i mungojnë profesionistët e fushave, lista është shumë e gjatë. Krizë në një vend me burime natyrore dhe njerëz shumë të aftë.
 
Tre vjet më parë mungonin njerëzit e kualifikuar në cdo zanat, sot nuk kemi punonjës të kualifikuar.
 
Papunësia e të rinjve është për faj të politikës në 25 vite qeverisje, por sot kemi shkolla profesionale.
 
Në një raport të BE në 2012 për zanatet në Shqipëri thuhej se numri i të diplomuarve ishte më i larti në vend, ndërsa punësimi ra në 2%.
 
Në një raport ku thuhej se Shqipërisë i mungojnë punëtorët e kualifikuar në industrinë tekstile, ushqimore, ndërtim, elektro-mekanikë, saldatorë, elektricistë.
 
Sot kemi 27 mijë të rinj të regjistruar në një shkollë profesionale. Nuk është se BE i meriton të gjitha fjalët e mira në momentin ku është.
 
Besoj shumë se kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore.
 
Pak vite më parë Dhoma Gjermane e Tregtisë e përshkruante më së miri pasojën dramatike të kësaj krize
" tha Rama.
 
E ndërsa falenderoi unionin për mbështetjen, Rama shtoi se "Nuk është se BE i meriton të gjitha fjalët e mira në momentin ku është". 

Batutat, Rama: Problemin e kam me rrobaqepësit
Rama në vijim të fjalës së tij theksoi se sot kemi një 'ushtri' juristësh, 8 herë më shumë se Gjermania.
 
"Shqipëria ka 8 fish më shumë juristë se Gjermania, por sistemin i drejtësisë nuk është i njëjtë si atje, por e kundërta.
 
Sot kemi një ushtri juristësh që janë të papunë, ndërsa në aksin nga Zogu i Zi deri në dalje të këtij aksi vende të lira pune, deri në 50, por nuk mund ti mbushin me juristë.
 
Po mos e kishim bërë ne këtë që po bëjmë me arsimin profesional, këta që janë mbrapa do të ishin duke vendosur skedina për gjysmëfinalet e Champions League".

 
 Si gjithmonë në fjalën e tij nuk munguan as batutat, teksa u ndal te rrobaqepësit.
 
"Unë do thoja se i mungojnë edhe rrobaqepës vendit, duke patur edhe problem për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha kryeministri Rama.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot