Gjon Karrica për Shqiptarja.com
"Si i theva tabutë me brazilianen"
Këngëtari nga Gjakova, por që jeton në Zvicër është kthyer me një projekt të ri të cilin e ka titulluar “Sex toy”. Një klip shumë kontravers që ka skena shumë të nxehta, e pikërisht për këtë gjë dhe frika nga paragjykimet ai ka zgjedhur në duet një këngëtare braziliane e jo një shqiptare. Ka pak klipe të realizuara, por Gjon Karrica i ka vënë
Këngëtari nga Gjakova, por që jeton në Zvicër është kthyer me një projekt të ri të cilin e ka titulluar “Sex toy”. Një klip shumë kontravers që ka skena shumë të nxehta, e pikërisht për këtë gjë dhe frika nga paragjykimet ai ka zgjedhur në duet një këngëtare braziliane e jo një shqiptare. Ka pak klipe të realizuara, por Gjon Karrica i ka vënë kapakun projekteve në shqip pasi ka shumë provokime dhe javës që kaloi është komentuar jashtë mase dhe për daljen që pati në “Zonë e Lirë”. Në këtë rrëfim Gjoni tregon se si ka mundur të thyej tabut, duke ardhur ndryshe për publikun shqiptar. Jessy Hennesy, e cila vite më parë ka qenë e dashura e reperit amerikan 50 cent, aktualisht është duke u argëtuar me shqiptarin Gjon Karrica, të cilët janë duke u argëtuar nëpër diskot e Cyrihut, në Zvicër.
Si erdhi ideja e realizimit të këtij projekti?Ka qenë krejt e rastësishme. Nuk e di edhe unë, ndoshta dëshira për të krijuar diçka të re që akoma nuk ishte bërë tek ne shqiptarët dhe çështja për të thyer sa më shumë tabu tek ne sepse akoma paragjykohemi.
A ke pas frikë nga paragjykimet?Frikë jo, por e kam pasur parasysh se do paragjykohem, prandaj zgjodha një braziliane e jo shqiptare sepse e dija që nuk do pranojnë që të jenë pjesë e këtij projekti.
Pas këtij klipi që duket se ka zgjuar shqiptarët, keni ndonjë projekt tjetër?Për momentin kam vetëm disa ide e jo plane konkrete sepse po merrem me promovimin e këtij klipi, e më pas të shohim.
Do kalosh kufijtë e këtij apo...?Pse jo, duhet ecur përpara e jo të kthehemi mbrapa. Unë, nuk e kam aspak problem këtë gjë, prandaj mendoj të ecë përpara me projekte dhe ide të reja.
Sot muzika shihet e nuk dëgjohet, sa pajtohesh me këtë thënie?Po pajtohem plotësisht ashtu është, dhe unë këtë gjë jam duke bërë.
Po meshkujt çfarë duhet bërë që të jenë në qendër të vëmendjes?Përveç vokalit të mirë, meshkujt duhet të gjejnë mënyrën dhe formulën për të qenë në vëmendje të publikut, e di se e kemi shumë vështirë por… duhet të ecim përpara.
Sa kohë u bënë që këndoni dhe sa i kënaqur jeni nga karriera juaj muzikore?U bënë vite që jam në skenën muzikore, por jo shumë aktive. Karriera ime po ecën në suaza të normales dhe jam shumë i kënaqur me këtë punë.
Po thyen tabu tek shqiptarët, a ka qenë ky qëllimi juaj?Qëllimi im është për të zhdukur disa dukuri që tek shqiptarët ndihen akoma si tabu, thjeshtë për të bërë diçka për të qenë i pari që të tjerët ta bëjnë më rehat më pas (qesh).
Ke pasur oferta bashkëpunimi me këngëtarë shqiptarë dhe me kë mendon të punosh?Kam pasur e ndoshta në një të ardhme do bashkëpunoj pse jo.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 905
Lajme të tjera
-
‘Po kalojnë një ferr’, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen si është situata e Kate dhe princ William
4 Maj, 13:10
-
Kryeministri gjeorgjian mbron projektligjin për “agjentët e huaj”
4 Maj, 12:47
-
Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit
4 Maj, 12:31
-
F1, Charles Leclerc: Newey te Ferrari? Ku është ai vjen suksesi, do isha i lumtur nëse na bashkohej
4 Maj, 12:30
-
Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, makina përplas një grua
4 Maj, 12:26
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj
4 Maj, 12:05
-
Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete
4 Maj, 12:02
-
SHBA/ U jepte doza të larta insuline pacientëve, infermierja dënohet me burgim të përjetshëm
4 Maj, 12:01
-
Përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës, Balla: Kemi hyrë në fazë transformi të thellë, duhet të krijohet edhe shërbimi vullnetar zjarrfikës
4 Maj, 12:01
-
Rikthehet nesër 'Tirana pa makina', Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera
4 Maj, 11:46
-
Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali
4 Maj, 11:45