Pas më shumë se 1 viti, rinisin më 14 qershor takimet e të burgosurve...familjarët me test negativ ose vaksinim

TIRANË- Nga 14 qershori do të hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-COVID në sistemin e Burgjeve! Që do të thotë se nga kjo datë, pas kërkesave të shumta të avokatëve, pritet të rinisin takimet e të burgosurve me familjarët, me kushtin që këto të fundit të kenë me vete një test COVID negativ ose të kenë vërtetimin që janë vaksinuar. Takimet do të zhvillohen 4 herë në muaj për të dënuarit e mitur dhe 1 herë në muaj për të dënuarit e tjerë.

Një lajm i tillë, u konfirmua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i cili vjen pak ditë pas problematikës së trajtuar në Report Tv që soli zërin e avokatëve ku kërkonin lehtësimin e masave. Gjithashtu, do të nisë edhe dhënia e lejeve të veçanta si edhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore.

Mbi lehtësimin e masave, grup teknik i ngritur  në MD me personel shëndetësor kanë vlerësuar, kanë propozuar lehtësimin e disa masave për një periudhë të përkohshme, duke monitoruar situatën. Sa i përket lehtësimit të masave kufizuese, për një periudhë të përkohshme, është bërë dhe një vlerësim të sugjerimeve, si dhe referuar disa praktikave të vendeve europiane që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet duke mbajtur në konsideratë situatën e popullatës.

Lehtësimi i masave kufizuese në sistemin e burgjeve do të jetë në 3 drejtime: Rifillimin e kufizuar të takimeve  me familjarët. Rifillimin e dhënies së lejeve të veçanta. Rifillimi i aktiviteteve sociale e kulturore.  Konkretisht masat e reja fillojnë nga 14 qershori për një periudhë në monitorim nga të gjitha strukturat shëndetësore. Konsiston konkretisht në: Rifillimin e lejimit të takimeve, 1 takim në muaj, me distancë, kontroll shëndetësor kur familjari duhet të paraqesë dokumentin e testit apo vaksinimit, apo teste të tjera që tregojnë se kanë kaluar COVID.

Gjatë takimeve do të respektohen masat anticovid. Për të miturit e dënuar 4 takime në muaj. Po ashtu do të vijohet të ruhet praktika shumë e mirë e komunikimeve online me Skype. Gjithashtu do të rifillojnë dhëniet e lejeve të veçanta, të datës 22 janar 2021, për përcaktimin e procedurave të lejeve shpërblyese apo të veçanta, do jenë vetëm për rastet mortore. Për sa i përket rifillimit të aktiviteteve, do të respektohen rregullat anticovid, për të rehabilituar dhe edukuar të dënuarit. Do të fillojnë në mënyrë të kufizuar. Të tjerat, për masat anticovid, do të vijojnë të jenë në fuqi. Ky lehtësim i masave kufizuese kërkon vëmendje maksimale nga drejtuesit, kërkohet nga ju monitorim i përditshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të dënuarve", tha Gjonaj. 

Në takimin e zhvilluar sot me drejtorët e Burgjeve, Gjonaj ka bërë edhe një analizë të situatës së COVID në sistemin peniticiar, duke folur me gjuhën e shifrave. Ajo tha se në më shumë se 1 vit pandemi, në burgje janë kryer 1520 testime, nga të cilët 656 për të burgosurit. 204 prej tyre rezultuar pozitiv me COVID dhe morën trajtimin në spitalin e burgut të Shënkollit, teksa fatkeqësisht 2 të dënuar dhe 7 policë burgjesh kanë humbur jetën, ndërkohë që janë vaksinuar 2761 personel burgjeve.

“Ashtu sic në një bashkëpunim shumë të mirë me strukturat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer në të gjitha rastet e nevojshme hetimet epidemologjike për të marrë masat specifike për parandalimin e përhapjes së tij, konkretisht 656 testime janë bërë për të burgosurit që nga fillimi I pandemisë. Nga testimi u evidentuan 204 persona pozitivë dhe 451 negativë dhe u shënuan për fat të keq dy humbje jete të rasteve me sëmundje të tjera shoqëruese. Në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të punonjësve të policisë së burgjeve, të cilët kishin një nivel rreziku më të lartë, që nga fillimi i pandemisë në mars 2020, janë kryer gjithsej 1115 testime të stafit, por fatkeqësisht kemi patur humbje jete të 7 punonjësve tanë të forcave policore dhe stafit civil, duke përfituar edhe një herë nga rasti për t’u shprehur ngushëllimet familjeve të tyre”, tha Gjonaj.

Ky lehtësim i masave erdhi si rezultat i përmirësimit të situatës ë COVID në vendin tonë gjatë javëve të fundit si edhe procesit të vaksinimit që ka vijuar me ritme të shpejta, ku deri më tani janë kryer mbi 800 mijë vaksinime.  

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në takim me drejtorët e Burgjeve

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës