Report Tv zbardh udhëzimin për policët e burgjeve: Nuk do transferohen më larg se 45 km nga vendbanimi

Nga 4 janari 2019 asnjë punonjës policie në burgje nuk mund të transferohet në një detyrë 45 km larg vendbanimit të tij si dhe pa dhënë pëlqimin paraprak.

Report Tv ka siguruar udhëzimin e ministrit të Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila përcakton kriteret se si mund të transferohet një punonjës policie, ku për herë të parë është shtuar disntanca dhe kushti i motivimit të transfertës.

Në pikën tre udhëzimi numër 41 i 4 janar 2019 përcakton se asnjë punonjës policie s'mund të transferohet më shumë se 6 muaj brenda dy viteve të fundit.

Pika 9-të përcakton kushtin që punonjësi i policisë duhet të jap pëlqimin e tij për transferimin në një institucion tjetër nga ai ku ka emërimin, me përjashtim të rasteve të konsideruara nevoja urgjente të cilat edhe këto duhet të jenë të argumentuara.

Distanca me vendbanimin ërshtë kufizuar në pikën dhjetë të këtij udhëzimi ku askush smund të transferohet më shumë se 45 km larg vendbanimit të cdo punonjësi policie me përjashtim të rasteve kur vetë punonjësit pranojnë me pëlqim transferimin edhe më larg.

Kur punonjësit e policisë nuk janë dakord me transferimet edhe branda 45 km nga vendbanimi apo nuk pranojnë motivacionin e eprorit të tyre atyre u lind e drejta e ankimimit në gjykatë.

Burime për Report Tv nga drejtoria e burgjeve sqaruan se ku udhëzim është ndërrmarë për t'i prerë rrugën edhe abuzimeve me transferimet nga drejtuesit e burgjeve në rang vendi.

Urdhri i ministres Gjonaj për transferimin e punonjësve të policisë së burgjeve  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klodi: 08/01/2019 17:01

    Po per ne qe kemi 4vjet qe jemi trensferuar 120km larg qendres Banuar larg femive ca do behet me ne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar

Pogradec/ Larguan nga vendngjarja 39-vjeçarin që kërcënoi me armë punonjësit e Task Forcës, 2 të arrestuar