Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar tre takime në mbyllje të vizitës në Gjermani. Gjonaj takoi Përfaqësuesin e Përhershëm në Kancelarinë Federale, Departamenti i Politikës, Franz Neuder, këshilltar i Kancelares Merkel. "Shqipëria ka bërë progres dhe kjo është e qartë për shumë vende, jeni në një proces i cili po ecën dhe shpresojmë te vazhdoje keshtu" tha Neuder.
Etilda Gjonaj takoi edhe Florian Hahn, anëtar i Komitetit për Çështjet Europiane si dhe i Komitetit për Punët e Jashtme. "Raporti i KE do të vlerësojë progresin e arritur nga Shqipëria deri më sot veçanërisht në ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit" tha ai. Referuar situatës politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita, Hahn u shpreh se Parlamenti është rruga e duhur për të garantuar stabilitetin dhe demokracinë në vend.
Në mbyllje të vizitës së saj zyrtare në Berlin, Ministrja Gjonaj zhvilloi gjithashtu një takim me Nicolas Lobel, Deputet i Bundestagut, përfaqësues i fraksionit CDU/CSU i cili gjithashtu ofroi gjithe mbeshtetjen per procesin e integrimit te Shqipërisë.