Gjonaj: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për Institucionet e Vetingut

Gjonaj: Mbështetja më e madhe buxhetore e qeverisë për Institucionet e Vetingut

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë takimit të zhvilluar për buxhetin e vitit 2018

Gjatë një mbledhje të zhvilluar me avokatë, noterë të qytetit të Fierit për buxhetin e vitit 2018, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se mbështet plotësisht reformën në drejtësi, duke pasur parasysh institucionet e reja të vetingut. Lidhur me këtë çështje, ndër të tjera Gjonaj theksoi se:

Qeveria shqiptare e ka mbështetur në mënyrë të jashtëzakonshme reformën në drejtësi dhe në një kohë shumë të shkurtër ka bërë gati të gjitha aktet nënligjore duke i miratuar ato, përsa i përket infrastrukturës dhe mbështetjes buxhetore. Është mbështetja buxhetore më e madhe që u është dhënë në një kohë kaq të shkurtër komisioneve, të cilët po kryejnë vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Kjo ka qenë deklarata e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një takimi të zhvilluar me avokatë, noterë dhe juristë të qytetit të Fierit, me të cilët ka diskutuar lidhur me çështjet e reformës në drejtësi, ecurinë e saj, krijimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe efektet që do ketë ajo për qytetarët, por edhe për aktorët e fushës së drejtësisë.

Ministrja ka bërë një prezantim të plotë të ecurisë së reformës dhe ndryshimeve cilësore që ajo do të sjellë, veçanërisht në rikthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë, ndërsa ka theksuar se reforma në drejtësi ishte një nga arritjet më të rëndësishme, të vlerësuara dhe nga Komisioni Evropian në dhënien e Rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. 

Takimit është zhvilluar në formën e një bashkëbisedimi ku ministrja Gjonaj u ka dhënë përgjigje shqetësimeve të avokatëve dhe noterëve për çështje të ndryshme. Gjatë diskutimit për projektligjin e ri të avokatisë, pjesë e paketës ligjore të profesioneve të lira, ministrja Gjonaj ka theksuar se projektligji është diskutuar dhe konsultuar në tryeza të ndryshme me grupet e interesit.

Sipas saj ndër risitë e ligjit janë forcimi i trajnimit fillestar, ose i shkollës, që Dhoma kombëtare e Avokatisë ofron për avokatët e rinj dhe trajnimin vazhdues detyrues për çdo avokat.

Ligji synon forcimin e masave disiplinore. Ministria e Drejtësisë e ka aktualisht një rol në komisionet disiplinore të avokatisë, por më duhet të pranoj se nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij në mënyrën më funksionale të mundshme.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Ministrja ka pranuar se në pjesën më të madhe gjykatat kanë probleme infrastrukturore, por ajo ka theksuar se harta e re gjyqësore, që shumë shpejt do të miratohet me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të bëjë një ndryshim dhe një organizim të gjykatave nëpër rrethe gjyqësore.

Më pas qeveria do të mbështesë me investime rikonstruksionin e godinave të gjykatave, në të cilat do të parashikohen edhe mjedise të veçanta pune për avokatët. Ministrja u është përgjigjur edhe shqetësimeve të ngritura nga avokatët dhe noterët lidhur me punën e tyre të përditshme dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera që varen nga MD si ZRPP apo Aluizmi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • enxh: 22/04/2018 00:10

    me ne fund po zbatohet reforma ne drejtesi qe aq shume e kemi pritur.

    Përgjigju
  • Andi: 22/04/2018 00:09

    kjo e mblodhi mire Ministrine e Drejtesise edhe pse LSI ja la cop cop.

    Përgjigju
  • Defrimi: 22/04/2018 00:08

    Hallall ja beft zoti ksaj doli e forte. Po e zbaton reformen ne drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë