Gjonaj në Austri, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Gjonaj në Austri, nënshkruan memorandum bashkëpunimi në fushën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka nisur vizitën e saj dyditore në Vienë, Austri, e ftuar nga Ministri i Drejtësisë austriak Josef Moser. Pjesë e axhendës është takimi dypalësh i delegacionit shqiptar me Ministrin e Drejtësisë të Austrisë.

Ministrja Etilda Gjonaj nënshkroi sot në Vjenë të Austrisë memorandumin e bashkëpunimit, me Ministrin e Çështjeve Kushtetuese, Reformave, Derregullimit dhe Drejtësisë të Austrisë Josef Moser.

Memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve do të rrisë kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, veçanërisht në fushën e kodifikimit dhe hartimit të legjislacionit, duke përfituar nga eksperienca më e mirë Austriake.

Gjithashtu, sipas marrëveshjes, Ministria e Drejtësisë do të asistohet në rritjen e kapaciteteve në fushë e statistikave gjyqësore, planifikimin dhe raportimin strategjik, si dhe në rritjen e standardeve dhe mekanizmave të kontrollit të brendshëm.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vlerësoi ndihmën dhe asistencën që ka dhënë Ministri Josef Moser për zbatimin e reformave në Shqipëri. Gjonaj nënvizoi se çdo reformë e ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë ka në brendësi një kontribut të vyer, dhe ekspertizë të Ministrisë së Drejtësisë së Austrisë, si dhe ekspertëve ligjorë austriak.

Ministrja Gjonaj theksoi se Austria e ka përkrahur Shqipërinë në hartimin dhe zbatimin e disa reformave të cilat do të kontribojnë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser vlerësoi ecurinë që ka bërë Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë. Moser tha se reforma ne sistemin e drejtësisë po krijon të gjitha premisat që Shqipëria se shpejti të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian dhe do te duhet qe vete shtetet anetare te promovojne rezultatet e reformave te ndermarra nga Shqiperia.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes të dy Ministritë do të fillojnë përgatitjet për hartimin e projekteve të përbashkëta që do të zbatohen në Shqipëri, për çështjet e sipërpërmendura të cilat do të financohen nga Bashkimi Evropian!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë