Gjonaj: Reforma në drejtësi, kërkesë e qytetarëve të lodhur nga drejtësia e korruptuar

Gjonaj: Reforma në drejtësi, kërkesë e qytetarëve të lodhur nga drejtësia e korruptuar

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë turit të llogaridhënies në qarkun e Fierit

Njësitë administrative Levan dhe Frakull në qarkun e Fierit, ishin ndalesat e radhës të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në kuadër të turit të llogaridhënies "Puna për Shqipërinë që duam".

Bashkë me kryetarin e bashkisë, deputetët e zonës dhe gjithë drejtuesit e drejtorive qendrore e vendore ministrja ka dhënë llogari për punët e kryera, por edhe për çfarë do të bëhet akoma në këtë mandat qeverisës.

Folëm për Reformën në Drejtësi, si një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë lodhur për dy dekada e gjysmë nëpër dyert e gjykatave nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Rezultatet e kësaj reforme i siguruan Shqipërisë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit për në BE.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Reforma e pronës, për të cilin kishte një interes të veçantë nga banorët, është një tjetër prioritet i Qeverisë. Ministrja i ka siguruar banorët se brenda mesit të vitit 2019 do të regjistrohen të gjitha titujt e pronësisë që lidhen me tokat bujqësore dhe po ashtu do të ngrihet Agjencia e Integruar e Tokave. Kështu qytetarët nuk do të sorrollaten më nga njëra zyrë në tjetrën për legalizimin dhe për regjistrim të shtëpive të tyre, por do jetë Agjencia që do kujdeset për dokumentacionin e nevojshëm.

Investimet ishin një tjetër temë diskutimi. Përfaqësuesit e pushtetit qëndror dhe lokal kanë thënë se Qeveria ka kryer një sërë investimesh strategjike, e njëkohësisht dhe për 6-mujorin që vjen, deri në fund të 2018-ës, do të kryhen investime në shkolla, në qendra shëndetësore, por njëkohësisht edhe në infrastrukturë në rrugë, si dhe në ndërtimin e hekurudhave të reja, siç është ajo e Tiranë-Durrës.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe zv.ministri i Bujqësisë, Ilirjan Halilaj iu shpjeguan fermerëve të këtyre zonave masat që do të merren për zgjidhjen e problemit të përmbytjeve të tokave bujqësore, por edhe për azhornimin e tyre, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturave bujqësore.

Nuk mungoi edhe në këtë takim ftesa e ministres Gjonaj për të gjitha banorët që t’i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al për problemet dhe shqetësimet që ata kanë me institucionet e administratës publike, pasi ty do të marrin përgjigje brenda 10 ditësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja