Gjonaj takim me Komisioneren e BE-së, Jourova: Të mos ndalojë ecuria e procesit të Vettingut

Gjonaj takim me Komisioneren e BE-së, Jourova: Të mos ndalojë ecuria e procesit të Vettingut

Etilda Gjonaj takim me Komisioneren e BE

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ditën e sotme ka zhvilluar me një takim me Komisioneren e BE-së, Vera Jourova. 

Ecuria e Shkollës së Magjistraturës, si baza e formimit të magjistratëve të rinj, zgjidhja e ngërçit me institucionet e drejtësisë dhe vijimi i zbatimit të reformës në drejtësi kanë qenë çështjet më të ndjeshme të diskutura në këtë takim.

Takimi është mbajtur në përfundim të Ministerialit 2-ditor Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, që u mbajt në Tiranë. 

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë thanë se zbatimi i Reformës në Drejtësi, ecuria e procesit të vettingut dhe ngritja e institucioneve te reja ka qenë tema kryesore e takimit dypalësh, në të cilin merrnin pjesë edhe Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Komisinerja Jourova është interesuar në veçanti për procesin e vetingut dhe ka shprehur mbështetjen e saj të dhe të Komisionit Europian për çdo nevojë që do të ndihmonte në zbatimin e mëtejshëm të këtij procesi. 

Ministrja Gjonaj ka theksuar se pavarësisht mungesës së konsensusit nga ana e opozitës në Parlament, lista prioritare e vetingut po përfundon dhe kjo do t’i hapë rrugë krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë KLGJ dhe KLP, të cilat do të miratojnë kuotat e reja për shkollën e Magjistraturës duke i dhënë kështu zgjidhje ngërçit të krijuar. 

Ministrja e Drejtësisë i ka thënë Eurokomisioneres se Reforma në Drejtësi ka pasur në impakt të jashtëzakonshëm dhe si asnjë proces tjetër më parë është përqafuar gjërësisht në publik duke marrë mbështetje të plotë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Inna: 06/10/2018 22:17

    Nje pyetje kam une. Nga vitet 2000 deri ne 2007 keni pare ndonjeher ndonje minister drejtesie te ulej ne takime me nderkombetaret? Shume e thjesht. Nuk i besonte njeri. Kur ti fillon dhe punon drejt atehere te besojn te huajt.

    Përgjigju
  • Kujtim: 06/10/2018 22:14

    Mbeshtetja nderkombetare eshte gjeja me e rendesishme per integrimin ne BE. Fakti qe nderkombetaret na mbeshtesin do te thot qe realisht besojn te kjo reforme.

    Përgjigju
  • Sivio: 06/10/2018 22:13

    Tani te rrim drejt dhe te flasim drejt. Kjo cupa erdhi e panjohur ne politik dhe sot eshte nje nga ministret me te mira. Ju rra kokes te gjithe te korruptuarve

    Përgjigju
  • Jani: 06/10/2018 22:13

    Per ne qe jemi popull i thjesht reforma eshte realisht nje nga gjerat me te mira qe ka bere kjo qeveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja