Një takim online ka bërë sot bashkë përfaqësues të ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren Etilda Gjonaj, përfaqësues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Komisionin Europian si dhe misionet EURALIUS e OPDAT, për reformën në drejtësi.
Nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale ministrja Gjonaj zbuloi detaje nga takimi ku thotë se është kryer një analizë e thelluar mbi arritjet e deritanishme, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi. Ndër të tjera Gjonaj shton se ka një plan konkret për të ecur përpara me rezultatet e pritshme.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim online shumë të frytshëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Znj. Genoveva Ruiz Calavera, ambasadoren amerikane Znj Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Z. Luigi Soreca, ekipin e Komisionit Evropian, dhe me përfaqësueset e misioneve EURALIUS dhe OPDAT në Shqipëri. Në këtë takim të rëndësishëm ndamë me partnerët tanë të ngushtë konkluzionet e analizës së detajuar mbi arritjet dhe problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe një plan konkret veprimi për të ecur përpara me rezultatet e pritshme për Reformën në Drejtësi. Në kuadër të mbështetjes teknike dhe buxhetore të Komisionit Evropian për zbatimin e reformës, diskutuam bashkërisht mbi mënyrën më të mirë për të rritur eficencën e saj. Dua të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të Komisionin Evropian, dhe bashkëpunimin e çmuar me delegacionin e BE-së në Shqipëri dhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara, në këtë moment kaq të rëndësishëm të historisë së drejtësisë shqiptare,”- thotë Gjonaj.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3094
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator, 14:51
-
Zgjidhet kryesia e re e PS-së, EMRAT që la jashtë Edi Rama, dhe kë fuqizoi! Ikën Beqaj, Xhaçka, Bushati e Subashi! VOTAT që morën anëtarët e rinj! Erion Braçe i pari
8 Shtator, 12:55
-
‘Antikorrupsioni’, Braçe: Kontrolli i figurës së zyrtarëve, me detyrim
19 Korrik, 13:30
-
Braçe dhe Gjonaj propozojnë ndryshime për mbrojtjen nga duhani: Të ndalohet reklamimi në media! Distributorët të mbajnë përgjegjësi
16 Korrik, 10:50
-
Drafti/ Burg kush i shet cigare të miturve! Braçe: Cepat e Kuvendit plotë bishta, ekspertët e shëndetit e pinë vet
10 Qershor, 15:57
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill, 20:50
-
Përfaqësuesja e parë nga Shqipëria, Etilda Gjonaj zgjidhet Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë e KiE
18 Tetor 2023, 16:03
-
Kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, Etilda Gjonaj: T'u jepet më shumë mbrojtje, qeveria po përgatit kuadrin ligjor
5 Tetor 2023, 19:26
-
Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK, merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu pas dëshmisë së të penduarit
1 Tetor 2023, 10:29
-
Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Vangjeli në ‘Kontrast’: Vulgar dhe i padobishëm! Lakuriqësi që do t’i kushtojë! Gjonaj: Të tërhiqet nga gara nëse ka dinjitet
26 Prill 2023, 14:25