Gjonaj: Task-Forca Antikorrupsion, 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar

Gjonaj: Task-Forca Antikorrupsion, 36 zyrtarë në prokurori, rreth 1 mijë të ndëshkuar

Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një bilanc të Task-Forcës Antikorrupsion gjatë raportimit të saj në Komisionin e Integrimit. Gjonaj tha se deri më tani Task-Forca ka monitoruar 80 institucione, duke dhënë 369 masa administrative dhe 544 masa disiplinore. Sipas Gjonajt, janë dërguar në prokurori 36 zyrtarë.

“Shifrat e Task Forcës, kemi 80 instutucione të monitoruara. Janë marrë 396 masa administrative, 544 masa disiplinore. Ndërkohë që 36 punonjës të kallëzuar penalisht në prokurori”, tha Gjonaj.

Ministrja kërkoi bashkëpunimin e parlamentit për miratimin e akteve nënligjore të paketës së reformës në drejtësi.

‘’Kemi përgatitur të gjitha aktet nënligjore për paketen e rëformës në drejtësi. Me ngritjen e KLGJ dhe KLP, e gjithë paketa me 10 aktet ligjore do miratohet në këshillin e ministrave për të bërë funksionale zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Dy ligjet e pamiraturara të reformës në drejtësi, kërkojnë bashkëpunimin e deputetëve. Ligji për statusin e magjistratit”, tha Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë