TIRANE - Rreth orës 08:50 te ketij mengjesi guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoniu paraqit në Prokurorinë e Tiranës, ku u mor ne pyetje perreth 3 ore, në lidhje me skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e parave nga thesari i shtetit.
Burime për A1Report nga grupi hetimor bënë me dije se firma e Gjonit në rolin e ish zv.Guvernatores në Bankën e Shqipërisë në kohën e vjedhjes dhe gjatë drejtimit të Bankës nga Fullani rezulton në shumë dokumente, të cilat sot janë pjesë e hetimit.
Po të njëjta burime thanë për A1Report se pjesë e rëndësishme e dëshmisë së Gjonit në lidhje me auditet e kryera në bankë, i është bashkangjitur fashikullit hetimor pasi sipas verfiikmeve të kryera nga prokuroria rezulton se zv.Guvernatorja të ketë qenë e lidhur drejtpërsëdrejti me proceset e auditimit.
Pyetjes nëse ka patur dijeni për vjedhjen dhe kontakte të drejtpërdrejta me Bitrajn, mësohet se Gjoni t’i jetë përgjigjur në mënyrë kategorike “JO”, “pasi në të kundërt, -ka deklaruar ajo, “do e kisha denoncuar këtë fakt me kohë në prokurori”.
Aktualisht hetimet për vjedhjen në thesarin e Bankës së Shqipërisë mbeten të hapura, teksa pritet që këtë javë organi i akuzës të vendosë për pyetjen e ish-Guvernatorit Fullani pasi ai është ndër të vetmit zyrtar të Bankës ende të pa marrë në pyetje.
Por prokuroria sqaron se nëse deri më tani anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, ish-Guvernatori do të pyetet në cilësinë e personit nën hetim sëbashku me Inspektoren e Përgjithshme në Bankën e Shqipërisë, Elivar Golemi.

Ne foto: Guvernatorja ne detyer Elisabeta Gjoni duke hyre ne ambjentet e Prokurorise se Tiranes, Ora 08:50

*Ne foto: Gjoni duke lene Prokurorine e Tiranes
Dje dëshmuan Civici, Milo e Kule, Meksi e Golemi “celën” dëshmitë
Të hënën tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë Petraq Milo, Ardian Civici dhe Dhori Kule.
Të parat që dhanë dëshmi në Prokurori nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së kanë qenë Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi. Pas dëshmisë së këtyre të fundit erdhi edhe arrestimi i Guvernatorit Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme të BSH-së, Elivar Golemi.
“Pergjegjesia e Gjonit, e njejte me të Fullani”
Ashtu si Fullani edhe kjo e fundit ka pasur për detyrë të nxjerrë rregullore dhe urdhra të posaçme për të kontrolluar punën në Departamentet e Bankës, por në fakt një gjë të tillë nuk e ka kryer. Referuar kapitullit nr.2, dhe më konkretisht neni 5 të rregullores nr.13 të 22 shkurtit 2006, përgjegjësia e zv/guvernatores Gjoni është e njëjtë me atë të guvernatorit Fullani. Pikërisht në këtë nen thuhet se nismën propozuese për hartimin e akteve juridike e kanë: Këshilli Mbikëqyrës, Administratorët, që janë guvernatori dhe zv/guvernatori, inspektori i Përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve.
Pra, ky nen i cakton përgjegjësi jo vetëm guvernatorit për të nxjerrë akte juridike por dhe një sërë drejtuesish të tjerë, përfshirë këtu dhe zv/guvernatoren Elisabeta Gjoni. Tashmë njësia hetimore Task-Forcë, është duke verifikuar pozicionin e kësaj zyrtare që me veprimet dhe mosveprimet e saj mund të ketë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Gjoni mori detyren tre ditë më parë pas arrestimit të Fullanit
Gjoni, prej tre ditësh ka marrë detyrën e guvernatorit të bankës së Shqipërisë, që pa ditës së arrestimit teksa dilte nga zyra të ish-guvernatorit Ardian Fullani.
Këshilli Mbikëqyrës i propozoi Kuvendit shkarkimin e Fullanit
Ka qenë një mbledhje urgjente ku anëtarët e Këshillit kanë vendosur pas shumë debatesh të shkarkojnë Fullanit dhe të komandojnë për një periudhë kohe emërimin e Gjonit. Kjo e fundit njihet se ka lidhje të ngushta me familjen Berisha, ku që prej vitet të para të Demokracisë ka qenë këshilltare për ekonominë e Sali Berishës, në periudhën kur ky i fundit ka qenë President i Republikës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO