Gjoni: Akuzat e Ramës politike
urdhëron kontrolle biznesit tim

Gjoni: Akuzat e Ramës politike<br />urdhëron kontrolle biznesit tim
TIRANE - "Lakimi i emrit tim nga kryeministri Edi Rama dhe veprimet që pasojnë po më dëmtojnë biznesin e familjes." Kjo ka qenë deklarata e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherëzi gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Tiranë Gjin Gjoni, i cili edhe pse i kallëzuar penalisht nga ILDKPKI për fshehje të pasurisë me vlerë rreth 2 milionë euro, vazhdon të ushtrojë të gjitha funksionet falë vendimit të kolegëve të tij të KLD. 

Në një dalje për shtyp, Gjoni tha se akuzat ndaj tij kanë prapavijë politike për të dhe institucionin e KLD dhe se për këtë ka fakte të dokumentuara të cilat do t’i paraqesë shumë shpejt në Prokurori.

PDF - Deklarata e plotë për mediat e Gjin Gjonit

“Deri në momentin aktual kam respektuar punën time. U bënë 3 muaj që lakohet emri im në mënyrë vulgare. Dua të sqaroj se akuzat ndaj meje janë me prapavijë politike. Këtë e bëri edhe kryeministri duke dalë hapur dhe lakuar emrin tim. Dua të flas për pasurinë time, pasi është bërë një spekulim mediatik dhe hiperbolik. Kjo çështje është ngritur për një luftë ndaj meje dhe KLD.” theksoi Gjoni

"Rama urdhëron kontrolle bizneseve të mia, më kanë vënë përgjues në makinë"
Sipas Gjonit, edhe pse nuk ka asnjë provë ndaj tij, me urdhër nga lart po ushtrohet kontroll ndaj bizneseve të familjes së tij, duke shtuar madje se i janë vënë edhe përgjues në makinën e tij. Anëtari i KLD tha se ndërkombëtarët e njohin pasi ka ardhur në këtë post si gjyqtari më i votuar nga trupa gjyqësore që nga formimi i KLD

“Kryeministri tha se nuk është akuzë ndaj Gjin Gjonit, por në sensin e thënë këtë tha. Kryeministri ishte në një analizë të qeverisë dhe jo të partisë. Nuk e di pse është i shqetësuar nga Gjin Gjoni që ja ngrenë si shqetësim në NATO e Europë. Shpresoj që të jetë lapsus i rastit i kryemiinstrit të Gjinit apo Gjonit që mund  të çojë në një ndasi krahinore. Të gjitha organizmat janë vënë në lëvizje ndaj këtij presioni që më bëhet në mënyrë të padrejtë. Ndërkombëtarët përmendin emrin tim jo për një vlerë të veçantë, por se kam ardhur në këtë post si gjyqtari më i votuar nga trupa gjyqësore që nga formimi i KLD. Ndërkombëtarët duhet të shqetësohen se reforma në drejtësi po bëhet pa konsultën me ndërkombëtarët. Kryeministri deklaron se nuk ka gjë me mua por shpreh të kundërtën. Nëse nuk ka gjë personale, pse ILDKP nga burime të brendshme deklarojnë se kanë urdhër personal të kryeministrit? Si shpjegohet se çdo dy muaj bizneset e familjes sime kontrollohen e gjobiten duke e argumentuar se kanë porosi nga lart. Meqë zoti kryeministër, pse pa asnjë vendim të gjykatës më vë persona të forcave speciale dhe përgjues në makina? Këto akuza do t’i zgjidhë vetëm drejtësia.” tha Gjin Gjoni

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut