TIRANE - Për deputetin socialist Ilir Gjoni arrestimi i babait të Sajmir Tahirit dhe publikimi nga kryetarja e Parlamentit e peticionit ku Evis Kushi ka firmosur kundër Ramës për votimin 3 ligjeve janë stisur për të mbuluar skandalin për bojkotin që iu bë komisionerit Stefan Fyle.

Në një postim në facebook Ilir Gjoni thotë se ministrja e integrimit Majlinda Bregu, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti dhe kryetari i LSI-së me urdhër të Berishës bojkotuan dhe refuzuan të takohen me komisionerin Fyle dhe eurodeputetin Kukan.

ilir gjoni

(Foto: Postimi i Ilir Gjonit ne facebook)

“Dje ka ndodhur nje nga ngjarjet me te renda ne historine e demokracise se cale shqiptare. Nuk ka te beje fare as me rastin Tahiri e as me ate Kushi, perkundrazi keto jane stisur pikerisht dhe vetem per te mbuluar kete skandal. E kam fjalen per bojkotin qe qeveria e Saliut i beri komisionerit per integrim Stefan Fyle. Me nje kohe kur Jozi cirrej ne parlament per votimin e tre ligjeve, ministrja Bregu, ministri i Jashtem, kryetari i LSI me urdher te Berishes bojkotuan dhe refuzuan te takohen me komisionerin Fyle dhe eurodeputetin Kukan. Nuk para i besoj teorite konspirative, por dy lajmet qe u erren syte mediave mbreme dhe fatkeqesisht dhe sot jane dy lajme per te sfumuar pikerisht kete skandal i cili ka precedent vetem rastin e refuzimit te Berishes ne 1996 per te takiar zv/sekretarin amerikan te shtetit. Fatkeqesi qe mediat rane prehe e kesaj loje meskine."- shkruan Gjoni, i cili mban postin edhe të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.

Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian Stefan Fyle ishte dje në Tiranë konferencën “Just BE” ku bëri thirrje ndaj klasës politike që të realizojë zgjedhje me standarde sa më të larta evropiane që të mos kenë hapësira për kontestime, si kusht për integrimin.

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)