TIRANE- Ndryshe nga deklarata e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, se pasuria që ILDKP i referohej në kallëzimin penal i përket gruas së tij Elona Çaushi, kontratat noteriale tregojnë diçka të kundërt. Dy muaj më parë një kontratë që është lidhur para noteres Margena Çela në datën 6 shkurt 2014, tregon se Gjoni zotëronte 50 për qind të kapitalit të kompanisë “Bio Gourmet”.
Ky kapital ndahej me aksioneren Elona Çaushi, e cila pas një akti tepër human të bashkëshortit të saj, i cili i dhuron aksionet pa asnjë përfitim financiar, bëhet aksionere e vetme e kompanisë së sipërcituar. Ky rast është zbuluar nga ILDKP dhe denoncuar mes 18 rasteve të tjera në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë ka nisur veprimet hetimore lidhur me “Fshehjen dhe deklarimin e rremë të pasurisë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”. Kjo kompani, nuk ka qënë e deklaruar nga gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni.
Dhurimi i kuotave
Sipas ekstraktit të QKR më 18 shkurt 2014 aksioneri Gjin Gjoni i ka dhuruar bashkëshortes 50 për qind të aksioneve të tij. Kontrata e dhurimit të aksioneve është bërë para noteres Margena Çela, e cila, sipas ILDKP-së, është denoncuar në prokurori për “Falsifikim dokumentash”. “Z. Gjin Gjoni është ortak dhe zotëron 50 kuota që përbëjnë 50 për qind të kapitalit të shoqërisë “Bio Gourmet” sh.p.k., shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare, e regjistruar në QKR më 14.10.2010 me kapital 1.000,00 lekë.
Gjin Gjoni dëshiron t’i dhurojë tërësisht kuotat që zotëron në shoqëri në favor të ortakut tjetër ekzistues, Elona Çaushi. Kjo e fundit deklaron shprehimisht se pranon dhurimin e të gjitha kuotave që Gjin Gjoni transferon në pronësi të saj. Asambleja e Përgjithshme e Ortakëve të shoqërisë ‘Bio Gourmet’ sh.p.k., nëpërmjet vendimit të datës 14.11.2013, ka vendosur ndër të tjera, miratimin e dhurimit të kuotave të zotëruara nga Gjin Gjoni në favor të znj. Elona Çaushi”, thuhet në dokumentin që është dorëzuar në QKR. Sipas tij, palët me vullnet të lirë dhe të plotë i kërkuan noteres hartimin e kësaj kontrate dhurimi kuotash, me një përmbajtje.
Administratori
Administratori i kësaj kompanie është shtetasi Eltion Sotirllari. Emri i këtij të fundit del në dokumentat kur kompania “Bio Gourmet” mbante emrin “Terra Toscana Alimentari”. Për sa i përket kontratës në nenin 7 thuhet se dhuruesi dhe pranuesi i kuotave angazhohen të bëjnë çdo përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo konfliktet të mundshme që mund të krijohen midis tyre, lidhur me këtë kontratë nëpërmjet negocimeve të drejtpërdrejta.
Nëse palët dështojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo konflikteve midis tyre, çështja do t’i nënshtrohet juridiksionit gjyqësor, vijon kontrata. Në fund, gjyqtari Gjin Gjoni, në cilësinë e dhuruesit ka firmosur këtë kontratë, duke i kaluar aksionet e kësaj kompanie, bashkëshortes së tij, Elona Çaushi, ndërsa ndryshimet në QKR janë bërë më 18 shkurt 2014, pra rreth dy muaj para se gjyqtari i Apelit të Tiranës dhe anëtari i KLD-së të kallëzohet penalisht në Prokurorinë e Përgjithshme.
(Në foto: Vendimi për heqjen dorë nga kompania e gjyqtarit Gjin Gjoni)
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ky kapital ndahej me aksioneren Elona Çaushi, e cila pas një akti tepër human të bashkëshortit të saj, i cili i dhuron aksionet pa asnjë përfitim financiar, bëhet aksionere e vetme e kompanisë së sipërcituar. Ky rast është zbuluar nga ILDKP dhe denoncuar mes 18 rasteve të tjera në prokurorinë e Tiranës, e cila tashmë ka nisur veprimet hetimore lidhur me “Fshehjen dhe deklarimin e rremë të pasurisë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”. Kjo kompani, nuk ka qënë e deklaruar nga gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni.
Dhurimi i kuotaveSipas ekstraktit të QKR më 18 shkurt 2014 aksioneri Gjin Gjoni i ka dhuruar bashkëshortes 50 për qind të aksioneve të tij. Kontrata e dhurimit të aksioneve është bërë para noteres Margena Çela, e cila, sipas ILDKP-së, është denoncuar në prokurori për “Falsifikim dokumentash”. “Z. Gjin Gjoni është ortak dhe zotëron 50 kuota që përbëjnë 50 për qind të kapitalit të shoqërisë “Bio Gourmet” sh.p.k., shoqëri tregtare e së drejtës shqiptare, e regjistruar në QKR më 14.10.2010 me kapital 1.000,00 lekë.