Gjosha-ambasadorit britanik Norman:
Rruga drejt BE, e patjetërsueshme

Gjosha-ambasadorit britanik Norman:<br />Rruga drejt BE, e patjetërsueshme
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, ka pritur sot në një takim kortezie, Duncan Norman, ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e forta mes dy vendeve. 

Ambasadori Norman, vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria, veçanërisht  reformën në drejtësi, si një prej më të rëndësishmeve  për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor.

Ministrja Gjosha, falënderoi ambasadorin  për mbështetjen që Britania i ka dhënë Shqipërisë , në sektorë si arsimi, drejtësia, apo burgjet, ku një sërë projektesh janë financuar pikërisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Ministrja Gjosha, theksoi gjithashtu se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë rrugën e reformave, për t’u mundësuar qytetarëve të saj, standarde  jetese europiane.

Ministrja Gjosha, u shpreh gjithashtu, se pavarësisht situatës që po kalon Europa, Shqipëria e konsideron të patjetërsueshme rrugën e saj drejt BE-së.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City