TIRANË - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha zhvilloi sot një takim kortezie me ambasadorin e Sllovenisë në Tiranë, Bojan Bertoncelj.

Gjosha e falenderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme, që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe vlerësoi ndihmën e dhënë në realizimin e projekteve në nivel lokal dhe rajonal.

Gjosha njohu ambasadorin me ecurinë e procesit të integrimit, përpjekjet dhe punën që po bëhet për realizimin e reformave në një kohë sa më shpejtë.
 
Ambasadori i Sllovenisë, Bertoncelj e uroi ministren për detyrën e re, si dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin serioz  të qeverisë shqiptare në përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të kërkuara nga BE.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)