Gjosha: Analizë të plotë rekomandimeve të progres-raportit

/ATSH/ - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi sot, një ditë pas prezantimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, vlerësoi se, sa i përket kritereve bazë për integrimin, krahasuar me vendet  e tjera aspirante për në BE, vendi ynë është në nivel të përafërt.
"Sa u takon çështjeve thelbësore të BE-së që kanë të bëjnë më ndërtimin e shtetit të së drejtës, zbatimit të ligjit, luftës kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, është me rëndësi të bëjmë një krahasim me vendet rajonale që aspirojnë antarësimin në BE, është në një nivel të përafërt me to", tha ajo në një dalje publike nga ambientet e kryeministrisë.
Gjithashtu, Gjosha theksoi se pavarësisht nga arritjet e përmendura në progres-raportin e prezantuar dje në Bruksel, do t'u bëhet një analizë e plotë të gjithë rekomandimeve të dala prej tij

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social