Gjosha: Dëshira e LSI-së s'ka peshë të madhe, për sistemin vendosin PS dhe PD-ja

TIRANE-E ndërsa PS dhe PD-ja nuk janë në favor të ndryshimit të sistemit zgjedhor, të paktën në fazën e parë të diskutimeve që po bëhen, LSI-ja e pranon se nuk është në gjendje që të imponohet. Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e ftuar në emisionin "45 Minuta" në Report Tv, drejtuar nga Denis Minga shprehet se ndryshimi i sistemit nuk është cështje dëshire e LSI-së, pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin.  

"Për LSI-në nuk është cështje dëshire, janë dy partitë e mëdha që vendosin për sistemin, se cfarë do të thotë LSI-ja sot apo partitë e vogla pesha nuk është aq e madhe sa dakordësia që duhet të kenë PS-PD. LSI ka pasur qëndrim të prerë që nga 2008 dhe ajo grevë ka qenë domethënëse dhe është ajo që shkaktoi problemet e këtyre viteve, që na futi në ngërç. Ne nuk mund të imponojmë forca të reja se votuesi i ka zgjedhur partitë dhe nuk mund të hidhen poshtë.

Të diskutosh për sistemin tani ka rëndësi, me ndryshimin mund të ketë një drejtë më të madhe, demokratizohen partitë dhe qeverisjen e vendit. E para është emergjente miratimi i reformës, pasi është kusht. Reforma zgjedhore kërkon pakt nga të gjitha palët, të miratohet me konsensus dhe të votohet me të gjitha palët, pasi lidhet me negociatat. Të vendosen piketat e para për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe pa presione. E dytë, Shqipëria ka nevojë për ndryshime madhore Kushtetuese" tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 17/01/2020 20:28

    I perjetshem qofte kujtimi i leshitlikes force e pare dhe i sharebajgave te leshelise Nafije dybekut dhe klajda surrattepsija

    Përgjigju
  • zzz: 17/01/2020 17:26

    Pse ska fuqi LSI ? meta ka thene se LSI eshte force e pare, te tjerat jane pas saj

    Përgjigju
    • O tej: 17/01/2020 18:02

      E para eshte Mona pastaj zorra

  • Demokrati: 17/01/2020 16:36

    Shko moj shurruthull e LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje