Gjosha e Ahmetaj me Danielsson:
Duhet gjithëpërfshirje për reformat!

Gjosha e Ahmetaj me Danielsson:<br />Duhet gjithëpërfshirje për reformat!
TIRANE - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregëtisë dhe Sipërmarjes , Arben Ahmetaj, zhvilluan sot një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.

Ministrat, vlerësuan angazhimin dhe ndihmën që Komisioni Europian i jep Shqipërisë për të avancuar me reformat, veçanërisht për plotësimin e 5 Prioriteteve kyçe që duhen të përmbushen deri në hapjen e negociatave.

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë e realizimit sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, e cila do të shtyjë përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbledhjet e Grupeve të Punës për monitorimin e 5 prioriteteve, ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve, ku theksi u vu tek koordinimi efektiv i tyre.

Nga ana e tij Danielsson, theksoi se gjithëpërfshirja është thelbësore për realizimin e reformave, duke shprehur angazhimin e Komisionit Europian për të vijuar mbështetjen ndaj vendit tonë.

Duke u ndalur tek Tryeza e radhës e Dialogut të Nivelit Lartë që pritet të zhvillohet javët në vijim, Ministrja Gjosha, informoi Danielsson për përgatitjet që po bëhen për këtë takim të nivelit të lartë, ku marrin pjesë të gjithë aktorët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare