Gjosha: Hapja e negociatave
mund të jetë edhe vendim politik

Gjosha: Hapja e negociatave<br />mund të jetë edhe vendim politik
TIRANE- Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha garanton Komisionin Evropian se reforma në drejtësi do të përfundojë brenda vjeshtës, sikundër edhe 4 prioritetet e tjera. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ministrja Gjosha i përgjigjet raportuesit të PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, i cili tha pak ditë më parë për gazetën, se nuk do të ketë hapje negociatash brenda këtij viti, pasi reforma në drejtësi është zvarritur. Sa i takon reformës në drejtësi, ministrja e Integrimit, shprehet se është “pika e kthesës”, ndaj të gjitha palët politika duhet të kontribuojnë.

Gjosha shprehet se vendi do të plotësojë kushtet dhe më pas vendimi i ngel BE-së, duke mos përjashtuar rastet, kur vende të veçanta anëtare të BE-së mund të marrin vendime politike. Pavarësisht hapjes apo jo të negociatave, për ministren e Integrimit i rëndësishëm është progres raporti, i cili shënon në mënyrë të detajuar progresin në tërësi të vendit tonë. Sa i takon çështjes së azilantëve, Gjosha shpreh shqetësimin se ky fenomen prish imazhin e vendit, por nuk ka rrezik për rikthimin e vizave. Ajo paralajmëron qytetarët që thyejnë rregullat e qarkullimit pa viza, apo atyre që shkojnë për azil, se mund të penalizohen individualisht me sanksione të rënda që mund të pengojnë qarkullimin e tyre ndër vite.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...