TIRANE- Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha është zotuar se do të punojë me të gjitha ministritë e linjës në realizimin e reformave që kërkohen për marrjen e statusit të vendit kandidat siç janë lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, reforma në drejtësi si dhe të drejtën e pronës.
Këtë deklaratë Gjosha e ka bërë gjatë një takimi me Drejtorin e Drejtorisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Ernst Reichel.
Gjosha i shprehu atij vlerësimin për marrëdhëniet e mira midis dy vendeve duke e konsideruar Gjermaninë si partner të fuqishëm të Shqipërinë në procesin e rëndësishëm të integrimit evropian dhe në implementimin e reformave që kërkon ky proces. Reichel ofroi bashkëpunim të plotë nga ana e tyre duke theksuar se është mirë që dy vendet të kenë bashkëpunim të ngushtë. Ai sugjeroi që Shqipëria duhet të ndjekë eksperiencën e vendeve të tjera në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar
Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com