Gjosha: Integrimi, prioritet kombëtar; Ngritja e kapaciteteve, domosdoshmëri për ta çuar përpara
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, pret ambasadorin e Francës z. Bernard Fitoussi. Ambasadori francez: Fokusohuni te ndërtimi i procesit jo tek datat kalendarike TIRANË, 22 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës, Bernard Fitoussi. Ministrja Gjosha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e […]
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës, Bernard Fitoussi.
Ministrja Gjosha falënderoi ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga Franca për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili ishte një vendim historik për Shqipërinë.
Bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke theksuar se intensifikimi i kësaj fryme bashkëpunimi, sidomos në nivel teknik, do të ishte mjaft frytdhënës në mbarëvajtjen e procesit të integrimit të Shqipërisë.
"Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, Shqipëria ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme dhe për ne është shumë e nevojshme që nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve, koordinimit të duhur dhe adaptimit të eksperiencave më të mira nga vendet që kanë kaluar këtë proces përpara nesh, të çojmë përpara axhendën evropiane", u shpreh Ministrja Gjosha.
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti në një takim kortezie ambasadorin e ri të Francës Bernard Fitoussi
Pasi e informoi për hapat që po merren nga qeveria për procesin e integrimit, Ministrja Gjosha nënvizoi se angazhimi është maksimal për vazhdimësinë e reformave. Sipas Ministres përmbushja e 5 prioriteteve të lëna nga Komisioni, është prioritet i punës së qeverisë.
Ambasadori francez, theksoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë ekspertizë në nivele teknike dhe theksoi se Shqipëria është një vend me mjaft energji dhe mundësi për tu zhvilluar.
"Gjërat kanë ndryshuar edhe në lidhje me imazhin e Shqipërisë dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për vendin tuaj. Franca është një vend që ju mbështet në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian. Në këto momente fokusi juaj duhet të jetë mirëorganzimi për të ndërtuar dhe çuar përpara procesin e integrimit dhe jo datat kalendarike", u shpreh ambasadori./ATSH/
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.2%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 3298
Lajme të tjera
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41