Gjosha: Komunikimi me qytetarin
çelësi i rritjes politike të LSI-së

Gjosha: Komunikimi me qytetarin<br />çelësi i rritjes politike të LSI-së
E deleguara e Kryesisë së LSI në Pogradec, Klajda Gjosha zhvilloi   disa  takime  me strukturat drejtuese të organizatave të LSI,  në  qytet dhe të   Njësive Administrative të Buçimasit dhe të Udenishtit nga ku ka deklaruar se komunikimi me qytetarin është çelësi i rritjes së LSI-së. 

Ne duhet ta forcojmë akoma dhe më shumë këtë komunikim, duke e pasur çelësin e rritjes së LSI-së. Ne duhet të shohim nga e ardhmja, duke i dhënë zgjidhje problemeve, duke zhvilluar modele të mira për komunitetin. Vetëm kështu mund të bëjmë diferencën. Duhet përfaqësim më i mirë  dhe vetëm duke qenë të gjithë bashkë për LSI-në, mund ta arrijmë këtë”, tha Gjosha.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për  zgjedhjet e 6 nëntorit, ku do të votohet për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe për zgjedhjen  e delegatëve për në Konventën Zgjedhore të LSI-së, nga ku do të dalë  ekipi i ri drejtues në nivel Kombëtar të LSI-së.

Gjosha u shpreh se angazhimi duhet të jetë maksimal për të zhvilluar një proces organizativ transparent dhe konstruktiv.

Këto zgjedhje duhet të jenë në funksion të përmirësimit të LSI-së, konsolidimit të saj si forcë politike duke pasur gjithmonë në fokus qytetarët që na kanë besuar deri tani, duke afruar sa më shumë të tjerë të cilët duan të jenë pjesë e asaj çka ne përfaqësojmë”, tha Gjosha.

Gjatë takimeve u diskutua për një sërë problematikash që shqetësojnë komunitetin e këtyre zonave dhe u bënë propozimet e strukturave për delegatët dhe u caktuan komisionerët për zgjedhjet e datës  6 nëntor.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten