TIRANE - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha priti sot në një takim Ministrin e Çështjeve Evropiane te Rajonit Baden-Ëürttemberg të Gjermanisë, Peter Friedrich.
Ministrat, vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve, duke vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet. Ministrja Gjosha, falenderoi Friedrich, për mbështetjen e dhënë nga Gjermania, sidomos në marrjen e statusit të vendit kandidat i cilësuar si një një moment historik për vendin.
Nga ana e saj Ministrja informoi Friedrich për procesin e integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se qeveria është e angazhuar maksimalisht të çojë përpara reformat dhe të përmbushë standardet për të avancuar në axhendën evropiane.
“Për ne integrimi i Shqipërisë në BE, është prioritet kombëtar. Qeveria është e palëkundur në vullnetin e saj, për të çuar deri në fund reformat e nisura, sidomos ato me rëndësi madhore për të ardhmen e vendit”, u shpreh Ministrja Gjosha.
Bashkëbiseduesit vunë theksin në rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon, ku Ministrja Gjosha nënvizoi angazhimin e vendit në rritjen e bashkëpunimit rajonal. Ministrja
vlerësoi maksimalisht vëmendjen që Gjermania po tregon për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa nga ana e tij, Ministri Friedrich, vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria duke u ndalur në rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve sidomos në fushën ekonomike.
Bashkëbiseduesit, diskutuan për mundësinë e shkëmbimit të eksperiencës në lidhje me mirëfunksionimin e administratës publike dhe ngritjen e kapaciteteve. Sektori i energjisë dhe agrikultura ishin dy fusha të tjera, për të cilat Ministri gjerman, shprehu gatishmërinë për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë.
Duke u ndalur tek Integrimi, Ministri gjerman theksoi se pavarësisht politikës së BE-së për zgjerimin, Shqipëria duhet të përmbushë standardet e kërkuara, në mënyrë që t’i afrohet sa më shumë Bashkimit Evropian.
Ministrja Gjosha, shprehu gjithashtu gatishmërinë maksimale për intensifikimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, duke theksuar se partnerë të tillë janë një ndihmë shumë e madhe për Shqipërinë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com