Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, në intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën skanerin të punës për integrimin.
Jemi pak pas takimit të pestë të stabilizim asocimit dhe ajo që na bëri përshtypje në njoftimin që dikasteri juaj kishte nxjerrë, është deklarata për angazhimin e qeverisë për dialog..?
Unë do ta nisja nga Komiteti i Stabilizim Asocimit, i cili ishte i një rëndësie të veçantë sepse i bën një pasqyrë shumë të mirë të gjitha arritjeve që ka pasur Shqipëria deri tani, punës së qeverisë, marrëdhënieve me opozitën, por edhe punën që ka bërë qeveria e mëparshme. Patjetër që opozita dhe mazhoranca kanë një përgjegjësi shumë të madhe për ta çuar përpara procesin, sepse ka arritje të qeverisë së shkuar, por dhe arritje të kësaj qeverie.
Kjo frymë paqtuese ju vjen për shkak të përkatësisë politike, pra nga LSI që sipas analistëve qëndron si një urë mes opozitës dhe mazhorancës apo ky qëndrim ndahet dhe nga pjesëtarë të kabinetit?
Fryma e bashkëpunimit në LSI nuk ka munguar asnjëherë, sikur ishte pjesë e qeverisjes së shkuar edhe e kësaj qeverie, por ky është gjithashtu prioritet i kabinetit qeveritar të këtij koalicioni, ku ne gjithmonë jemi ofruar për t’u ulur në tryezë me opozitën dhe për të zgjidhur sidomos ato çështje të një prioriteti kombëtar siç është procesi i integrimit.
Ju keni përgatitur një udhërrëfyes për 5 prioritetet deri në hapjen e negociatave. Si mund të maten arritjet....?
Bëhet fjalë për 5 pikat e planit të veprimit të përgatitur nga kjo qeveri. Është bërë një punë e jashtëzakonshme e cila ka nisur në dhjetor të 2013 dhe sapo ka përfunduar. Ky plan veprimi është lançuar në takimin e nivelit të lartë që ne patëm në 6 mars së bashku me Komisionin Evropian dhe Komisionerin Fyle, ku ishin të pranishëm pala shqiptare, opozita dhe institucionet e pavarura.
Në momentin kur Shqipëria merr statusin e vendit kandidat duhet të vazhdojë me plotësimin e 5 prioriteteve më pas ne bëjmë një proces Screening që do të thotë se Shqipëria kalon në një skanim të plotë të të gjithë fushave dhe kapitujve ku mund negociohet.
Statusi është tjetër gjë, hapja e negociatave është tjetër gjë. Statusi do të vlerësohet nga vendet anëtare në qershor, në javën e fundit të qershorit siç është deklaruar edhe nga Komisioni dhe më pas do vazhdojmë më plotësimin e 5 prioriteteve.
Që do thotë që ka më shumë kohë për plotësimin e prioriteteve?
Patjetër që po. Këto prioritete nuk janë në kuadër të statusit të vendit kandidat, por për hapjen e negociatave. Ne nuk mund të vendosim asnjë datë për sa kohë kemi të bëjmë me një proces kompleks e për sa kohë vendimi i takon 28 vendeve anëtare.
Sa të matshme janë disa prej këtyre kritereve dhe si mund të rregullohet gjyqësori kur ne gjyqësorin e kemi të pavarur?
Të gjitha janë të matshme. Ka mekanizma monitorues të ngritur nga vetë Bashkimi Evropian që monitorojnë të gjithë procesin, pasi është një proces që nuk koordinohet vetëm nga qeveria shqiptare, por koordinohet nga vetë BE. Përsa i përket planit të masave, për mua është një nga planet më të mira që ka hartuar qeveria, për një arsye të vetme, sepse ky plan prodhon më shumë siguri për qytetarët shqiptarë dhe kjo është filozofia e BE.
Si prodhon më shumë siguri?
Prodhon më shumë siguri në luftën kundër korrupsionit. Plani përmban masa konkrete dhe afate konkrete. Pjesa më e madhe e të cilave janë vendosur brenda muajit maj, në mënyrë që ne të kemi edhe rezultatet e para të qeverisë. Përveç kësaj, ofron më shumë siguri për të gjithë nëpunësit civilë të administratës publike, krijon më shumë siguri në luftën që do t’i bëhet krimit të organizuar si dhe reformën që po ndërmerret në gjyqësor, që është një nga institucionet më kryesore në vend dhe së bashku me financimet që vijnë nga BE, prodhojnë modernizim të sistemit.
Është paketa antimafia pjesë e këtyre përpjekjeve të qeverisë?
Të gjitha këto kanë qenë pjesë e planit. Pasi ky është plani i dytë të qeverisë. Plani i parë u prodhua nga shtatori deri në dhjetor i cili tashmë është ezauruar, ndërsa plani i ri përfshin gjithashtu këtë komponent si shumë masa të tjera të cilat do të ndërmerren në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Të gjitha në retorikë biem dakord që korrupsioni duhet luftuar, megjithatë projektligji që ka kaluar në parlament ka ndarë politikën..?
Unë do të habitesha nëse opozita do të ishte pro të gjithë vendimeve që do të ndërmerrte mazhoranca. Në prandaj kemi opozitë. Korrupsioni është diçka që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Megjithatë unë jam e bindur se ashtu siç opozita deklaron se do të jetë pjesë mbështetëse e procesit të integrimit, unë besoj se ata do ta mbajnë fjalën, sepse ky proces nuk është në të mirë vetëm e atyre qytetarëve që kanë votuar partinë LSI, por edhe në të mirë të gjithë qytetarëve që kanë votuar PD. Por që opozita të jetë pjesë e debatit dhe vendimmarrjes së qeverisë, kjo është një gjë në dëshirën e tyre, në dorën e tyre dhe askush nuk i imponon apo mund t’i detyrojë. Është shumë e rëndësishme që ata të jenë të ftuar nga qeveria për të qenë pjesë e reformave.
Është prishur konsensusi dhe ku po shkohet me administratën?
Po t’i rikthehemi historisë edhe mazhoranca e djeshme ka pasur një afat për ta përmbushur ligjin më të gjitha aktet nënligjore, gjë që deri në shtator kur qeveria e re mori detyrën nuk ishin plotësuar. Në asnjë moment ligji nuk mund të ishte i shfrytëzueshëm dhe i zbatueshëm. Ndaj, bashkë me Komisionin Evropian, me projektin Sigma me ekspertizën e tyre u mendua për një akt normativ për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të nëpunësit civil. Është bërë një punë shumë e madhe në këtë drejtim. Sa i përket amendimeve mund të them se janë teknike. Nuk mund të pretendojmë të bëhemi pjesë e BE dhe të largojmë njerëzit nga puna pa u dhënë asnjë alternativë. Këto ndryshime janë teknike e s’kanë asgjë politike siç pretendohet nga opozita.
Ka plane për të bërë emërime në administratë, apo janë të bllokuara deri sa të merret statusi?
Emërimet janë bërë në përputhje të plotë me ligjin e ri të nëpunësit civil. Fituesit janë zgjedhur mbi bazën e gjithë kritereve, prandaj edhe qeveria nxitoi të përmbushte ligjin me aktet nënligjore sepse do të ishte e pamundur në të kundërt të bëheshin këto emërime.
Atëherë duke mbajtur gjithë kusuret që kemi ne vetë sa është BE i gatshëm t’i japë një tjetër vendi statusin e vendit kandidat ...?
Jam e bindur që Shqipëria do të shikohet me pozitivitet dhe do të shikohet në aspekte teknike. Jam e bindur që ne do të arrijmë në një vendim pozitiv të vendit tonë sepse ka pasur një ecuri dhe progres që vetë vendet anëtare edhe në vendimin e dhjetorit, pavarësisht se ishte negativ është folur me nota shumë pozitive për punën e ditëve të para të qeverisë por edhe për një vazhdimësi të gjithë atij plani masash.
Ka disa çështje që janë kantier i luftës politike midis opozitës dhe mazhorancës, ILDK, SHISH, AMA, INUK .... Në rast se nuk do e merrnim statusin, a do ishin mosmarrëveshjet politikë shkak...?
Këto që përmendët, janë realisht çështjet e ditës që diskutohen mes mazhorancës dhe opozitës, por unë mund t’iu them se jetojmë në një vend ku nuk janë vetëm këto çështjet. Ajo çka unë do të theksoja është që kur ne të vijmë në vendimmarrje që janë të një rëndësie të veçantë, që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, reformën administrative territoriale apo reforma të tjera të rëndësishme që janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë më procesin e integrimit. Sepse s’është se BE pret nga ne që gjatë gjithë kohës t’i themi ‘ok’ njëri-tjetrit. Mund të ketë euroskeptikë por s’besoj se kjo do jetë pjesë e vendimmarrjes. Jam e bindur që Shqipëria do gjykohet në bazë të reformave e ecurisë së procesit të integrimit.
Nëse nuk merret statusi do të ishte faji i qeverisë? I opozitës?
Këtë nuk mund ta themi sepse procesi i integrimit nuk është vetëm i qeverisë është i të gjithë faktorëve që kanë të bëjnë më shoqërinë tonë.
Është një ide shumë e hershme që merren me politikë, për ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të ngrihen mbi axhendat e ditës dhe të jenë ligje që të miratohen me konsensus...?
Momenti është gjithmonë kur ne vijmë për procesin e integrimit sepse është një proces që siguron qytetarët shqiptarë, i jep atyre më shumë siguri, i jep atyre më shumë modernizim në sistem dhe sjell më shumë progres për vendin.
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com