TIRANE - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në Vjenë, në Forumin “E ardhmja e Europës, perspektivat e reja”. Ky forum ku morën pjesë rreth 24 ministra nga gjithë Europa, u zhvillua në dy sesione të mbyllura për mediat.
Ministrat diskutuan për sfidat me të cilat përballet Europa, veçanërisht pas Brexit. Euroskepticizmi, politika e zgjerimit të Bashkimit Europian, kriza e refugjatëve, problemet e ndryshme ekonomike, ishin gjithashtu të tjera pika diskutimi gjatë këtij forumi.
Gjetja e zgjidhjeve më të mira për të forcuar unionin, duke i shërbyer Projektit Europian, ishte qëllimi i këtij forumi, ku ministrat shkëmbyen pikëpamje dhe alternativa të mundshme për të kapërcyer sfidat dhe mbi të gjitha, për të rritur besimin e qytetarëve europiane tek BE-ja.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com