TIRANË - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka pritur të martën në një takim Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas C. Rokanas.
Ambasadori i Greqisë në Tiranë gjatë bisedës së tij me Gjosha theksoi angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ai theksoi rëndësinë e projektit TAP si një aspekt të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjetikës. Ambasadori grek premtoi gjithashtu nxitjen e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke të BE-së vitin e ardhshëm.
Ministria Gjosha e falënderoi Ambasadorin grek për përkrahjen dhe mbështetjen e Shqipërisë nga Greqia në proceset e integrimit evropian. “Është shumë mirë kur mëson se Shqipëria ka miq, fqinje dhe vende dashamirëse që na kanë ndihmuar dhe do vijojnë të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian” - tha gjatë takimit ministrja e Integrimit europian.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Davutoğlu: Turqia nuk e lërë Kosovën jashtë TAP