Gjosha: Statusi, më shumë vende
pune, prioritet drejtësia e "territori"

Gjosha: Statusi, më shumë vende<br />pune, prioritet drejtësia e
TIRANE- Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në intervistën e parë pas marrjes së statusit shpjegon për “Shqiptarja.com”, përfitimet dhe përgjegjwsitë që do të ketë Shqipëria pas përmbushjes së këtij suksesi. Duke përcaktuar reformën territoriale dhe atë në drejtësi si prioritare për të ardhmen, ministrja shprehet me siguri se marrja e statusit do të përkthehet shumë shpejt në rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja në Shqipëri. Përmbushja e 5 prioriteteve do të jetë në fokus në bashkëpunim edhe me qeveritë e linjës, për të krijuar një administratë eficente dhe depolitizuar. 

1.Tani që u arrit marrja e statusit, çfarë hapash apo kriteresh duhet të plotësoje Shqipëria për nisjen e negociatave ?
Pas marrjes së statusit të vendit kandidat që më lejoni të theksoj se është një shtysë e fortë për punën e madhe që na pret në vijim, mbyllet një fazë e procesit të integrimit të cilën Shqipërisë iu deshën 5 vjet që ta kalonte. Tashmë vendi do të kalojë nëpër një proces skanimi për të parë gjendjen në të cilën ndodhet në shumë fusha deri në fazën tjetër që është hapja e negociatave. Kjo është edhe faza  më vështirë ku do të negociohet kapitull pas kapitulli me Bashkimin Evropian, deri në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Shqipëria duhet të përmbushë një sërë reformash të rëndësishme të cilat në radhë të parë i shërbejnë qytetarëve të saj. Fokusi aktual i punës së qeverisë janë reforma territoriale-administrative dhe ajo në drejtësi. Janë jetike dhe ne po punojmë ngushtësisht me partnerët tanë për ti përmbyllur sa më shpejt. Gjithashtu duhet të përmbushen 5 prioritetet kyçe të lëna nga Komisioni. Janë lënë një sërë detyrash për ministritë e linjës për krijimin e një administrate sa më eficente dhe të depolitizuar, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuara, forcimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU