Gjosha: Të vendosur për të ecur
përpara me axhendën europiane

Gjosha: Të vendosur për të ecur<br />përpara me axhendën europiane
Të vendosur për të avancuar me axhendën europiane” ishte dhe kryefjala e Ministres së Integrimit Europian Klajda Gjosha, e cila u shpreh kështu gjatë një takimit të sotshëm me një grup deputetësh të Bundestagut të Gjermanisë, anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane të Bundestag-ut.

Gjatë takimit me Thorsten Frei (CDU), Manuel Sarrazin (Bündnis 90/ Grüne) dhe  Andrej Hunko, (Die LINKE), Christian Petry (SPD), Ministrja Gjosha, shprehu vlerësimin për mbështetjen e madh të Gjermanisë, në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja Gjosha, theksoi se ky proces është prioritet kombëtar i qeverisë shqiptare, e cila po ndërmerr të gjitha reformat e nevojshme për të avancuar më tej me axhendën europiane. Grupi i deputetëve të Bundestagut të Gjermanisë, u interesua për ecurinë e 5 prioriteteve që Shqipërisë qe i janë lënë si kusht deri në hapjen e negociatave.

Ministrja Gjosha, i informoi deputetët për hapat që janë ndërmarrë deri tani, raportimet e grupeve të punës që janë ngritur për secilin nga këto prioritete, si dhe pritshmëritë për një sërë reformash që do të ndërmerren në vijim.

Theksi i bisedës u vu tek reforma në drejtësi, ku bashkëbiseduesit shprehën dakordësinë se kjo reformë është e domosdoshme së pari për të rikthyer besimin e qytetarëve te tek institucionet e drejtësisë, por gjithashtu thelbësore edhe për avancimin me procesin e integrimit.

Gjithashtu, gjatë takimit u nënvizua rëndësia e përfshirjes së gjithë aktorëve në procesin e integrimit, veçanërisht shoqëria civile dhe opozita. Duke u ndalur tek kjo e fundit, Ministrja Gjosha u shpreh se qeveria e konsideron opozitën pjesë të procesit, dhe ka kërkuar vazhdimisht praninë e saj për çështjet e integrimit, pasi integrimi i përket gjithë shqiptarëve të cilët duan ta shohin sa më shpejt vendin e tyre krah vendeve të tjera evropiane.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë