Gjosha takon ambasadoren belge
" Të palëkundur për integrimin "

Gjosha takon ambasadoren belge<br />" Të palëkundur për integrimin "
“Qeveria është e vendosur për të çuar përpara vendin drejt integrimit”. Kështu deklaroi ministrja e  Integrimit Evropian, Klajda Gjosha gjatë një takimi me ambasadoren e Belgjikës, Anick van Calster. Ministrja  Gjosha theksoi rëndësinë e nisjes së reformës në drejtësi, duke nënvizuar se fillimi i mbarë i kësaj reforme me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve është tregues i qartë i domosdoshmërisë që ajo të përfundojë sa më shpejt.

Si ministrja edhe ambasadorja belge theksuan rëndësinë e dialogut politik dhe gjithpërfshirjes së aktorëve, si thelbësore për të çuar përpara integrimin e vendit. “Për ne pas marrjes së statusit, përgjegjësia është më e madhe, por dua të theksoj se edhe vendosmëria e qeverisë për të çuar përpara prioritetin tonë më madhor, integrimin e vendit në BE, mbetet e palëkundur”, deklaroi ministrja Gjosha.

Ndërkohë ambasadorja e Belgjikës, shprehu gatishmërinë për të ofruar asistencë në nivel ekspertësh për çështjet e integrimit, reformimin e administratës publike dhe fusha të tjera. Ambasadorja, theksoi se për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian Shqipëria duhet tëvazhdojë në rrugën e reformave.

“E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian dhe ne ju mbështesim në këtë aspiratë tuajën. Është e domosdoshme që të ecni përpara me reformat dhe transformimin e shoqërisë tuaj, përmes aftësisë për konsensus e dialog”, tha ambasadorja e Belgjikës.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?