TIRANË - Projekte ku Bullgaria mund të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe bashkëpunim e shkëmbim përvojash mes dy vendeve në rrugën e integrimit në BE.
 
Ky ka qenë thelbi i takimit mes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha dhe ambasadorit të Bullgarisë në vendin tonë, Dimitar Arnaudov.
 
Të dy vlerësuan marrëdhëniet e deritanishme dhe ranë dakord të shtojnë projektet që përfshijnë sektorë të ndryshëm si: energjia apo infrastruktura.
 
Ambasadori i Bullgarisë akredituar në Tiranë informoi ministren Gjosha lidhur me vizitën e ardhshme të ministrit të Jashtëm të Bullgarisë në Tiranë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)