Komisioni Europian ka dhënë mbështetje për Shqipërinë në procesin e integrimit, ndërsa ka konsideruar statusin si arritje dhe përgjegjësi e madhe. Kështu deklaroi Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian Jean Eric Paquet gjatë një takimi me ministren e Integrimit Klajda Gjosha.
“Shqipëria duhet të bashkojë të gjitha forcat për të çuar përpara procesin e integrimit. Gjithpërfshirja është e domosdoshme. Vendi ka bërë progres, por përpjekjet duhet të vazhdojnë në të gjitha fushat”, tha Paquet gjatë takimit.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha falenderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe shprehu gadishmërinë e angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare, për të avancuar me axhendën evropianë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com