Gjosha takon Kukan e Fleckenstein
Të zbatohet Reforma në Drejtësi

Gjosha takon Kukan e Fleckenstein<br />Të zbatohet Reforma në Drejtësi
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, gjatë vizitës dy ditore në Bruksel  zhvilloi disa takime në Parlamentin Europian me Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein ku i kërkuan zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Eurodeputetët, vlerësuan maksimalisht miratimin konsensual të reformës në drejtësi, duke e konsideruar si një hap të madh përpara për Shqipërinë,  në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Eurodeputetët, vunë theksin te domosdoshmëria e implementimit të kësaj reforme, duke mundësuar rezultate të prekshme nga qytetarët.

Në këtë kontekst, Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, u shpreh se Shqipëria është e vendosur të konkretizojë zbatimin e reformës në drejtësi, përmes procesit të integrimit. Gjosha, theksoi se domosdoshmëria e dialogut politik konstruktiv i shërben pikërisht këtij procesi.

Ky dialog  dhe vullnet pozitiv i treguar për reformën në drejtësi, është i domosdoshëm të vazhdojë edhe me ligjet e tjera që duhet të miratohen, pasi i shërben të gjitha palëve politike, por dhe të ardhmes së vendit”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja  theksoi  se  implementimi i reformës në drejtësi do të kërkojë kohë, por shprehu   bindjen se përmes kapitujve 23 dhe 24 të cilët lidhen drejtpërdrejt me shtetin e së drejtësi, zbatimi i saj do të bëhej më konkret.

Prandaj dhe për ne është me shumë rëndësi, marrja e një rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në pikërisht me këto kapituj, të cilët në fakt do të jenë të parët që do të hapen dhe të fundit që do mbyllen”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja u shpreh se Shqipëria meriton një raport pozitiv nga Komisionin Europian dhe se marrja e rekomandimit do të ishte shtysa me e mirë, për të vazhduar rrugën e reformave shtetndërtuese, të cilat i shërbejnë të ardhmes së vendit dhe qytetarëve.

Eurodeputetët inkurajuan Shqipërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit, duke nënvizuar se ky moment pozitiv duhet përdorur pikërisht në funksion të së ardhmes europiane.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga