TIRANË - Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha ka takuar sot ambasadorin spanjoll në Tiranë, Rafael Tormo Perez.
Ambasadori i përcolli ministres urimet e tij për emërimin e saj në detyrë dhe e siguroi për mbështetjen, që Spanja ka dhënë dhe do vijojë të japë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit.
Nga ana e saj, ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke e vënë theksin tek nevoja, që Shqipëria ka për asistencë teknike lidhur me zbatimin sa më parë të detyrave të integrimit. Theksi u vu tek shkëmbimi i eksperiencës apo ndihma që Spanja mund të japë në çështje teknike të procesit të stabilizim asocimit në BE.
Më tej, dy bashkëbiseduesit vlerësuan dhe rëndësinë e një dialogu të mirë me opozitën për mbarëvajtjen e procesit të integrimit, proces i konsideruar si tepër i rëndësishëm edhe për qeverinë e re.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com