Gjosha: Vettingu në Kushtetuese
s'pengon çeljen e negociatave 

Gjosha: Vettingu në Kushtetuese<br />s'pengon çeljen e negociatave 
Dërgimi i Vettingut në kushtetuese nga Partia Demokratike nuk pengon hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
Garancia vjen nga ministrja integrimit Klajda Gjosha gjatë një interviste për Report Tv. Sipas saj ligji ka nisur tashmë zbatimin e tij.
 
Shqipëria pas përmbushjes së këtij kushti pret nga BE që të mbajë fjalën dhe të japë rekomandim pozitiv për negociatat.

“Do të fillojë implementimi i saj pavarësisht se ky ligj i është dërguar Gjykatës Kushtetuese. Vettingu tashmë është pjesë e Kushtetutës së Shqipërisë kështu që unë nuk do të thoja që ligji në vetvete është antikushtetues.

Duke pasur parasysh faktin se tashmë reforma ka marrë rrugën e duhur dhe ne kemi nisur edhe implantimin e saj, pra ligji i Vettingu tashmë do të nisë të zbatohet unë do të thoja që ne nuk do të kemi një problematikë me rekomandimin pozitiv le të themi që ne shpresojmë ta marrim  në progres-raportin e nëntorit.

Por kjo nuk do të thotë që palët nuk duhet të tregohen më të përgjegjshme e më të matura kur bëhet fjalë për ligje kaq thelbësore siç janë dhe këto të reformës në drejtësi”
, u shpreh Gjosha.

Në intervistën e saj për Report Tv ministrja flet dhe për situatën me kanabisin.

“Kjo duhet të jetë patjetër një prioritet i qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne të evidentojmë personat përgjegjës për këtë çështje. Kjo do të mbetet një sfidë madhore që do të ketë vendi, politika shqiptare por dhe institucionet përgjegjëse në mënyrë që kjo të luftohet në zinxhirin e saj deri ne fund dhe të mos lihet përgjysmë me punën që bën policia bë vend”, tha ministrja.

Në ditët e para të nëntorit pritet dhe rekomandimi për hapje të negociatave të anëtarësimit. Por ky rekomandim mund të shoqërohet me kushte shtesë.

Redaksia Online
l.q/Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë