TIRANË - Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha zhvilloi ditën e sotme një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi.
 
Ministrja e falënderoi ambasadorin e BE për kontributin e vazhdueshëm, ndërsa garantoi vijimin me përgjegjësi të reformave në vend në kuadër të integrimit europian. Ndërsa shtoi se do të bashkupunohet me opozitën, shoqërinë civile, dhe aktorët e tjerë të interesuar, për të realizuar reformat që çojnë vendit drejt anëtarësimit në BE.
 
Gjosha theksoi forcimin e bashkëpunimit me të gjitha hallkat e Bashkimit Europian dhe e njohu ambasadorin me programin e qeverisë për integrimin lidhur me përmbushjen e prioriteteve dhe rekomandimeve të BE-së me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
“Do të ndjekim të gjitha refromat me përgjegjësi, siç janë parashikuar në marrëveshjet kryesore. E sigurova se do të veprojmë në transparencë të plotë. Në bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile, universitetet. Si dhe do të mbështesim reformat në kuadër të luftës kundër korrusopnit dhe reformave të tjera që janë pjesë e procesit të integrimit”, u shpreh ministrja Gjosha.
 
Nga ana e tij, ambasadori Ettore Sequi Massimo Gaiani e garantoi ministren Gjosha për përkrahjen, mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të BE në rrugën drejt integrimit europian të vendit dhe realizimit të reformave. Duke përgëzuar ministrën Gjosha për detyrën e saj të rëndësishme, pasi dikasteri që ajo drejton ka të bëjë direkt me integrimin europian të vendi, i cili është edhe prioriteti i Shqipërisë, dhe qeverisë.
 
“Dëshiroj të përgëzoj ministrën Gjosha për emërimin e saj, pasi kjo është një ministri kyçe, si dhe posti i ministres, për arsye se integrimi i Shqipërisë në BE është prioriteti më i rëndësishëm i vendit dhe i qeverisë. Ministrja pati mundësinë që të vizitonte Brukselin dhe aty të takonte drejtuesit më të lartë të BE, ku u disktuuia për mundësitë që ka Shqipëria dhe shancet për të ecur përpara. Diskutuam në mënyrë më operacionale sesi këto sfida mund të ktheheshin në mundësi. Ministrja iu referua disa reformave kyçe të vendit që janë edhe prioritetet kryesore në rrugën e integrimit, lufta kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Unë mirëprita në fakt edhe fjalët që përmendi ministrja, dialog gjithëpërfshirës me opozitën, bashkëpunim me shoqërinë civile, etj; pasi integrimi duhet të përfshijë të gjithë faktorët. Ne shprehëm gatishmërinë tonë dhe mbështejtjen për ministren dhe ministrinë, sa i takon teknikës, bashkëpunimit, dialogut për të dhënë suksesin e nevojshëm”, u shpreh ambasadori Sequi.
 
Ambasadori i BE në vendin tonë tha se së shpejti në Shqipëri do të vijë një delegacion nga Brukseli, për të diksutuar mbi mundësitë për të ecur më shpejt në rrugën drejt integrimit europiane të vendit.
 
Në fjalën e tij, ambasadori ka theksuar edhe ndihmën e ofruar nga BE, duke përmendur rreth 530 milionë euro asistencë Shqipërisë në 7 vitet e fundit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)