Urdhri i kryeministrit që ndalon administratën të marrë pjesë në fushatë, shtrihet në të gjitha nivelet.

Në një intervistë për IN Tv vetë ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tregon se e zbaton atë duke qëndruar 8 orë në zyrë për të dalë në fushatë gjatë pasdites edhe pse është e para në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytet.

Sipas Gjoshës ndarjen e  fushatës nga puna zyrtare ajo e zbaton vetë për të dhënë shembullin dhe natyrisht e kërkon nga gjithë stafi që ka në ministri.

Ndërsa në ministritë e drejtuar nga ministrat teknikë të Partisë Demokratike janë shënuar rastet e para të pezullimit nga detyra të punonjësve të përfshirë në fushatë elektorale.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com