‘Gjuajti me gurë partinë’, ish-kreu i PD Kukës, Elezi: Deputeti i Bashës kandidoi dy herë kundër PD, pres përgjigje nga kryesia për përjashtimin nga gara

‘Gjuajti me gurë partinë’, ish-kreu i PD Kukës, Elezi: Deputeti i Bashës kandidoi dy herë kundër PD, pres përgjigje nga kryesia për përjashtimin nga gara

Ibsen Elezi

Vendimi për skualifikim nga gara për kryetar të PD, nuk është pritur mirë nga ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi. Një prej emrave që doli haptazi kundër Elezit ishte Kreshnik Çollaku, i cili në argumentin e tij tha se ai ka gjuajtur me gurë PD-në. Përmes një postimi në facebook, Elezi shkruan se i ka kërkuar PD një kopje të protokollit të mbledhjes, ndërsa ka sulmuar ashpër edhe Çollakun. Sipas tij Çollaku ka kandidaur 2 herë kundër partisë, ndërsa vetë Elezi thotë se ka votuar kundër vetëm njëherë.

“Ne pritje te pergjigjes zyrtare! Sot i jam drejtuar për së dyti Kryesisë së PDSH që të më japë një kopje të vendimit të datës 23.05.2021 dhe me kopje të protokollit të mbledhjes së asaj date. Nëse ata duan që të reflektoj ndaj gabimeve që kam bërë apo demeve qe i kam shkaktuar padashje partisë, do ju lutesha që të më japin një cope letre të shkruar se fjalet i merr era.

Deri me tani vetem Çollaku ka dal burrë dhe e ka thënë mendimin e tij troç, se unë “e kam gjuajtur partinë me gure” dhe kam thyer 2 xhamat e derës kryesore, duke i shkaktuar një dëm të madh partisë. Unë që nga themelimi kam votuar vetëm një herë kunder vendimit të partisë, në vitin 1998 kur votova hapur kundër kushtetutës. Ndërsa Çollaku ka kandiduar 2 herë kunder. Në 2001 ka kandiduar kundër për deputet në zonën 33 dhe në 2003 ka kandiduar kundër PD për Kryetar Bashkie të Tiranës. Çollaku bëje share pervojen tënde se si ti fshiu partia njollat dhe arritë të hipesh në majë.”, shkruan Elezi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë