Sipas inspektorit të peshkimit në Vlorë, Reshat Xhelili, janë konstatuar 20 peshkatarë të paligjshëm, të cilët gjuajnë pa asnjë lloj leje në këtë Lagunë. Këta peshkatarë që gjuajnë në këtë lagunë, është shprehur Xhelili, sjellin jo pak dëme për peshqit ,pasi me mjetet dhe pajisjet e tyre shkatërrojnë gjallesat e vogla, por dhe gjuajnë në sezone të ndaluara. Ky aksion do të vijojë çdo ditë të vitit, duke mos lejuar gjuetinë pa kriter në Lagunën e Nartës.
Një tjetër shqetësim për këtë lagunë është dhe gjuetia e shpendëve. Kamera jonë ka parë se si gjahtarë të pa përgjegjshëm gjuajnë natën. Edhe pse moratoriumi për gjuetinë është ndaluar, ende gjahtarë vijojnë të gjuajnë shpendët në Lagunën e Nartës, gjuhëtarët lëvizin lirshëm natën me çiftet e tyre duke vrarë pa kriter shpend, të cilët kishin vite që nuk ishin parë në këtë lagunë. Po ashtu për t’iu fshehur gjahut këta lloj gjahtarësh improvizojnë dhe kacube, të cilat shpesh herë janë prishur nga banorët e Nartës dhe jo vetëm.
VIDEO/ Aksion i Task Forcës së ministrisë së Bujqësisë ka nisur pikërisht në Lagunën e Nartës ndaj peshkatarëve
Po këta banorë jashtë kamerës shprehen se gjuetia e shpendëve në lagunë është e ndaluar në çdo kohë. Me mijëra janë shpendët që kanë nisur të krijojnë çerdhet e tyre në këtë habitat natyror fantastik. Siç janë pelikanët, flamingo, rosa te egra, e shumë shpendë të tjerë, të cilët janë kthyer në këtë Lagunë para katër vitesh, që kur nisi moratorium i gjuetisë.
[gallery]24544[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

VIDEO







