Gjuha blu, në 2 muaj ngordhin 57 bagëti/ Blegtorët në Gjirokastër: S’kemi marrë përgjigje nga laboratori, ka shumë tufa të prekura

Sëmundja "gjuha blu" po sjell dëme të mëdha në tufat e blegtoreve të Gjirokastrës. Ata shprehen se bagëtitë e imta po ngordhin masivisht.

“Ka prekur plot . Janë 130. Sivjet kemi pasur ngordhje dhe shtënie në masë. 3 kokë kanë ngordhur dy kanë shtënë në masë, 2 janë të sëmura që vazhdojnë të jenë.  Nuk ka gjilpërë të posaçme”, shprehet një blegtor.
 “Ka prekur shumë tufa. Para tre vjetëve, ka rënë por jo në këtë formë. Ka një muaj që ka rënë, ca të tjerëve më përpara. Mua ka një muaj. Kjo është puna se vazhdon.  I kemi kuruar me penicilina, çfarë të bëjmë”, thotë një tjetër.

Zonat më të prekura janë  ato të Libohovës, Dropullit, Cepos dhe Lunxhërisë, ndërsa fermerët pohojnë se janë marrë analizat por ende s'kanë mbërritur përgjigjet për sëmundjen që ka prekur të imtat.

“Veterinerët edhe ata nuk e dinë më thotë njëri e mora kampion e dërgova në Tiranë dhe nuk më kanë kthyer përgjigje nga laboratori se ç ‘është”, shprehet një tjetër fermer i zonës.

Edhe pse është një sëmundje e patransmetueshme tek njeriu, bagëtitë e marrin infeksionin nga mushkonjat  ku vetëm në 2017 për shkak të kësaj sëmundje infektive ngordhën 100 krerë bagëti.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë