Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kryer një monitorim në të gjitha mediat e vendit për respektimin e stadarteve të gjuhë shqipe të folur e të shkruar ku u vërejtën shumë mangësi.
Sipas AMA-s ka mangësi të respektimit të gjuhës letrare shqipe në programet televizive apo ato informative.
Në televizionet informative, në shkrimin e titrave, por dhe në televizione kombëtare, në titrat e edicioneve informative, vijon të mos përdoret germa “Ë”, (e madhe) dhe “Ç” (e madhe), gjë që vihen re shpesh pavarësisht se ka një rregullim në këtë aspekt.
Ndërkohë në mjaft raste të tjera, në të njëjtat televizione, sidomos në përkthimin e filmave e dokumentarëve, germat “Ë”, “ë”, “Ç”, “ç”, përdoren sipas normës drejtshkrimore.
Sipas AMA-s rastet e mësipërme nuk janë spontane, por dukuri që përsëriten. Si të tilla ato cenojnë e vështirësojnë komunikimin me publikun, dëmtojnë e deformojnë gjuhën, ndikojnë negativisht sidomos në formimin gjuhësor të fëmijëve si dhe përbëjnë shkelje të ligjit e të Kodit të Transmetimit të AMA-s.
“Transmetimet audiovizive kanë një rol dhe ndikim shumë të rëndësishëm tek ndjekësit, jo vetëm për informim, edukim dhe argëtim, por dhe për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe. Standardi i shqipes së folur dhe të shkruar është përgjegjësi redaksionale, si pjesë e shërbimit dhe angazhimit të tyre për përmbajtje sa më cilësore dhe të shumëllojshme.
AMA do të vijojë monitorimin dhe vlerësimin e përmbajtjeve edhe sa i takon respektimit të kërkesave për shqipen e folur dhe të shkruar, me pritshmëri maksimale që të gjitha OSHMA-të do të ndjekin me seriozitet dhe profesionalizëm këto aspekte”, thuhet në deklaratën e AMA-s
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edi Rama: Mbështetje financiare për 50 mësues shqiptarë në Athinë, të trashëgojmë gjuhën shqipe! Raportet me Greqinë duhet të jenë akoma më të mira
2 Mars, 13:34
-
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare! Lafe: Jo "polici", por ligj! Pa njehsim të terminologjisë, s’ka gjuhë letrare
21 Shkurt, 14:46
-
Fondi Europian i Trajnimeve: 47% e popullsisë shqiptare mbi 15 vjeç mezi shkruan dhe lexon
7 Shkurt, 08:36
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
AMA tryezë për median e lirë dhe integrimin europian! Krasniqi: Fokus futja e konceptit të piraterisë në ligj dhe heqja a atij të licencave rajonale e lokale
11 Dhjetor 2024, 18:22
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56