Gjuha nuk do jetë më kusht, qeveria propozon projektligjin: Të huajt që bëjnë fëmijë në Shqipëri fitojnë shtetësinë prej tyre

Gjuha nuk do jetë më kusht, qeveria propozon projektligjin: Të huajt që bëjnë fëmijë në Shqipëri fitojnë shtetësinë prej tyre

Pasaporta e Shqipërisë

Të huajt nuk do të kenë më si kusht të dinë gjuhën shqipe për të përfituar nënshtetësinë shqiptare në rast se kanë lindur fëmijë gjatë qëndrimit të rregullt në vendin tonë.

Qeveria ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për shtetësinë shqiptare ku parashikohet heqja e disa kritereve për përfitimin e saj.

Në nenin 1 të projektligjit çdo fëmijë i lindur në Shqipëri do të ketë të drejtë të përfitojë shtetësinë në moshën madhore me pëlqimin e të dy prindërve me shtetësi tjetër të cilët kanë qëndruar në mënyrë të ligjshme në territorin shqiptar.

Të drejtën për nënshtetësi shqiptare mund ta marrin edhe prindërit e fëmijës së lindur në vendin tonë nëse kanë banuar në mënyrë të vazhdueshme në territorin e Shqipërisë për të paktën tre vite pavarësisht nëse e dinë apo jo gjuhën shqipe.

“I huaji, fëmija i mitur i të cilit ka shtetësi shqiptare, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtin e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për tre vjet.”-thuhet në projektligjin e propozuar.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipja: 02/05/2023 11:45

    E ardhmja e popullsise se Shqiperise me sa duket do te jene indianet,filipinasit,afganistanasit dhe "sheiket e Dubait ",ku keta te fundit do te vendosin qeverite qe do t'i sherbejne atyre,ku ka gjasa qe nje te neserme bangladeshasit te jene shumice,do te ndryshojne dhe gjuhen zyrtare ku gjuha shqipe mund te jete nje gjuhe minoriteti ne zhdukje . Keshtuqe ligji ri per nesnshtetesine pa qene nevoja te dish gjuhen shqipe,sjell "nje risi" per te zhdukur vet gjuhen shqipe.

    Përgjigju
  • Idiotsirat shqiptare: 02/05/2023 09:54

    Gjermania ka popullsi 85 milion dhe prap kusht per nenshtesine ka nivelin e gjuhes B2 si dhe provim rreth kulturës dhe historise se Gjermanisë.Shqiperia me 2.8 milion heq gjuhen si kusht ... Ahh mor I madhi Faik Konica sa I madh paske qen me shprehjen Shqiperi te kam ...ste morra vesh njehere!!!

    Përgjigju
  • Sara: 02/05/2023 07:13

    Te behesh nenshtetas shqiptar pa ditur shqipen? Cmenduri e radhes

    Përgjigju
  • Aqifi Himare: 02/05/2023 06:40

    Vetem ne shqiperi ndodh kjo.Ne te gjithe boten duhet te dish historine gjuhen letersi gjeografi e pyetje nga cdo fushe qe te marresh nenshyetesine.Gjuha mund te mos jete kusht per rinovimin e letrave por jo per te marre nenshtetesi.Femija qe lind ne toke shqiptare e merr dhe prindi merr leje qendrimi psh nga femija por jo nenshtetesi pa ditur as shqip se po na habisni fare

    Përgjigju
    • Marjana: 02/05/2023 18:07

      Edhe në vendet skandinave , gjuha nuk është kusht për marrjen e shtetësisë!

  • Iris: 02/05/2023 04:15

    /Te jemi ne rregull me statistikat e lindjeve,se po na firon popullsia si kripa ne uje,pa nuk prish pune se nuk dine shqipen ata qe do te aplikojne per shtetesi!/ Hajde qeveri hajde!!!

    Përgjigju
    • Cani: 02/05/2023 11:42

      Te huajt e lindur ketu paraqiten ne statistika edhe ata qe jetojne. Keto duan te shtojne minoritetet ta kthejne Shqiperine ne vend multietnik.

  • Sigurimi: 02/05/2023 00:37

    Sipas planit vazhdoni zhdukeni ket vend

    Përgjigju
  • Gabim: 01/05/2023 23:08

    Tani na mbyten arabet ! Nuk jemi USA me 300 mil banore duhet te pakten njeri prind shqiptar ose EU per te marr passport ! Gjithsesi ky ligj nis me 2023+18=2041 pra pas 2041 nuk Prish pune kush behet apo nuk behet shqiptar !

    Përgjigju
    • Dori: 02/05/2023 11:39

      Je gabim shtetesine e marrin direkt nuk presin moshen madhore sipas ndryshimeve te shtetesise per femijet e lindur ketu. Po e dhjesin kete vend.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb