Në Samitin e Diasporës në Tiranë, ashtu siç pritej, një nga shqetësimet kryesore që u adresua është sfida me të cilën po përballet gjuha shqipe në rajon, referuar tensioneve dhe përplasjeve në Maqedoninë e Veriut
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e adresoi këtë çështje që në nisje të punimeve të samitit me një mesazh të rëndësishëm.
“Nëse gjuha jonë, e cila u ka rezistuar shekujve në kohë shumë më të vështira, dobësohet sot – kur jemi më të ditur, më të fortë dhe më të lidhur se kurrë – atëherë përgjegjësia është vetëm e jona. Ky është mesazhi i kërkesës legjitime të studentëve në Maqedoninë e Veriut për të ushtruar të drejtat e tyre në gjuhën amtare”, tha Hoxha.
Gjuhën shqipe në Maqedoninë e veriut e sheh në rrezik edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili thotë po rrezikohet seriozisht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dokumenti që garanton bashkëjetesën etnike në vendin fqinj dhe të drejtat e shqiptarëve si komb shtetformues.
“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që duhet t’i dalin zot të gjithë gjuhës që e flasin të gjithë Çdo koment tjetër është vetëm për ta gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, u shpreh Ahmeti.
Edhe ish-kryeministri i Malit të Zi kërkon bashkëpunim të gjithë faktorit shqiptar në rajon për të mbrojtur të drejtën e fituar të shqiptarëve që njeh zyrtarisht gjuhën shqipe.
“Duhet të jemi unik në mbrojtje të të drejtave tona. Duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarët në mbrojtjen e të drejtave që kanë arritur. Të drejtat që janë arritur nuk mund të devastohen. Duhet të marrim masa nga politika, nga OJF-të, universitetet si të mbrohen ato të drejta. Neës nuk do bashkëpunojmë do shkojmë në konflikt. Mali i Zi e ka ndier në lëkurë. Të bashkëpunojmë të gjithnjë, pa shqiptarët në rajon nuk ka progres”, tha Abazoviç.
1 javë më parë, studentët në Maqedoninë e Veriut u ngritën në protesta duke kërkuar lejimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet universitare ashtu siç e garanton kushtetuta. Reagimet nga faktori shqiptar në rajon kanë qenë të forta dhe në mbështetje të kësaj kauze identitare.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u shpreh në Samitin e Diasporës lidhur me protestat e fundit të studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të kryer provimet në gjuhën shqipe. Ai tha se gjuha është në rrezik dhe të gjithë duhet t’i dalin zot. Ai nënvizoi arritjet e marrëveshjes së Ohrit dhe tha se çdo koment tjetër është në dëm të saj. Ahmeti tha se Maqedonia e Veriut ka nevojë për shqiptarët ose në të kundërt, nuk ka të ardhme.
“Sa i takon gjuhës shqipe në Maqedoni, është një rrezik i vërtetë që duhet t’i dalin zot të gjithë gjuhës që e flasin të gjithë. Gjuha shqipe në Maqedoni, me marrëveshje të nënshkruar dhe të garantuar nga SHBA-të, është garantues NATO dhe ne kemi besuar në autoritetin e SHBA-ve, BE dhe NATO-s, kemi hedhur firmën, kemi pranuar marrëveshjen e nënshkruar në Ohër dhe kemi qenë të sigurt dhe kemi punuar bashkërisht. Suksesi i marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet, që nga simbolet kombëtare, arsimi në gjuhën shqipe, e folura në administratë e shqipes dhe përfundimi i ligjit të gjuhës shqipe që e flasin mbi 20% të qytetarëve, është gjuhë zyrtare me alfabetin e saj. Çdo koment tjetër është vetëm për ta gërryer përfundimisht marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin. Përgjegjësinë e kemi të përbashkët. Maqedonia ka ardhmëri në bashkëjetesë, bashkëqeverisje vetëm me shqiptarët. Pa shqiptarët, nuk mund të mbijetojë dhe ditët i ka të numëruara”, tha Ahmeti.
Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic, është pjesë e panelit “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?” në Samitin e Diasporës ku foli për bashkëpunim të gjithanshëm, për mbështetje dhe frymëzim të arritjeve të njëri-tjetrit.
“Unë mendoj se sot jemi duke bërë atë që duhet. Sot jemi ë ashku, duke diskutua, duke hapur tema ë kanë të bëjnë ne problemet e shqiptarëve në rajon dhe botë. Pyetja është a kemi bërë atë që duhet dje dhe a do bëjmë atë që duhet nesër?
Të gjithë duhet të jemi të gatshëm të mbështesim shqiptarë në mbrojtje të drejtave që janë arritur. Të drejtat e arritura nuk mund të devastohen. Ajo që është e drejta e arritur, mundet vetëm të avancohet.
Mali i zi ka një ide të përbashkët me Shqipërinë. Në së bashku duhet të integrohemi në BE dhe aty do të takohen të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor. Kjo do jetë arritje historike për të gjitha gjeneratat. Duhet të frymëzojmë njëri-tjetrin. Nëse nuk bashkëpunojmë, do të shkojmë në konflikt. Mali i Zi e ka ndjerë në trupin e vet sa i dëmshëm është konflikti me fqinjët. Po shqiptarë në rajon nuk ka progres”, tha Dritan Abazovic.
Komente











