Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka vlerësuar sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor “në masë të madhe” varet nga politika e Bashkimit Evropian ndaj rajonit.
“Bashkimi Evropian është partneri ynë, me të cilin e ndajmë përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët të kontinentit evropian”, tha Gjukanoviç gjatë fjalimit të tij në tubimin e kryeministrave të Nismës së Evropës Qendrore në Vjenë.
Gjukanoviç ka theksuar se BE-ja nuk duhet “t’i zbusë kriteret lidhur me insistimin në sundimin e ligjit”.
Në këtë aspekt, ai është shprehur se mbetja prapa “në këtë proces nuk është prodhim autokton” i Ballkanit, por pasojë e “prapambeturisë shekullore të rajonit”.
/Shqiptarja.com