Gjunjëzohet Arsenali, Monaco bën
surprizën, Bayer mund Atletikon

Gjunjëzohet Arsenali, Monaco bën<br />surprizën, Bayer mund Atletikon
Ndeshjet e mbrëmjes së sotme kanë dhuruar rezultate surprizë. Arsenali ndryshe nga sa pritej humbi përballë Monaco në shtëpi me rezultatin 1-3. Topçinjtë ishin favoritë për të fituar sfidën, pasi kundërshtari nuk është në nivelin e anglezëve, por në fushë tregoi të kundërtën duke e përballuar me sukses 90’.

Arsenali tentoi disa herë me Ozil dhe pjesën tjetër të repartit ofensiv për barazuar, por miqtë ishin hermetikë duke mos lejuar. Fitorja do të thotë një hap para për Monaco, por pritet përgjigja e fundit e Arsenalit në ndeshjen e kthimit, aty ku Venger do të luftojë për ‘jetë a vdekje’. Shanset tashmë favorizojnë ekipin e principatës.

Në ndeshjen tjetër mes Bayern Leverkusen dhe Atletiko Madridit, fitues kanë dalë gjermanët duke qenë me një këmbë në çerekfinale, edhe pse ende nuk mund të thuhet asgjë me siguri, pasi publiku i “Vincente Calderon” ashtu sikur Realin dhe Barcelonën mund të hipnotizojë edhe Leverkusenin. Heroi i takimit në ndeshjen e zhvilluar në Gjermani për vendasit ishte Hakan Calhanoglus. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni