Gjuriç:Pjesëmarrja e serbëve në
institucione kosovare mbetet e ngrirë

Gjuriç:Pjesëmarrja e serbëve në<br />institucione kosovare mbetet e ngrirë
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, deklaron se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, derisa të mos zgjidhen problemet e presioneve politike mbi ta.
 
Sipas mediave serbe, Gjuriç, i cili do të jetë edhe në krye të Zyrës së re të Serbisë për çështje koordinuese në procesin negociues me institucionet e Kosovës, është shprehur se gjatë ditëve të ardhshme do të mbahet takimi i serbëve të Kosovës me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç.
 
Duke folur për zyrën e re, Gjuriç është shprehur se Qeveria e Serbisë ka vendosur që të forcojë kapacitet administrative, duke mbledhur në një vend të gjitha informatat e nevojshme për negociatat Beograd – Prishtinë. Që prej datës 3 shkurt, kur u shkarkua drejtuesi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviç, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendit të Kosovës.
 
Largimi i Jabllanoviçit nga qeveria e Kosovës erdhi pas protestave masive, për shkak të deklaratës ku Jabllanoviçi quajti protestuesit në Gjakovë “egërsira”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes