PRISHTINE- Nuk do të lejohet krijimi i ndonjë Shqipërie të vogël dhe as të madhe dhe se shteti i Serbisë do të jetë gjithmonë në mesin e serbëve të Kosovës.
Kështu ka thënë drejtori i zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, të shtunën në veri të Mitrovicës.
"Në emër të shtetit serb përsëris edhe njëherë se deri sa të ekzistoj Serbia, ajo do të jetë me popullatën e saj në Kosovën serbe", tha ai gjatë shënimit të 'Mitrovdanit', festë e këtij qyteti që festohet nga serbët e këtushëm.
Ai ka porositur përfaqësuesit e shtetit serb se bie përgjegjësi e madhe mbi ta për të shtrirë dorën secilit serb që jeton në këto hapësira, ndërsa ka apeluar për unitet dhe forcë mes serbëve si kurrë më parë./ATSH/