Gjurmët e kinematografisë shqiptare/ Kineasti Saimir Kumbaro: Të ndërtohet një muze filmi

Shqipëria, mund të jetë ndër të paktat vende në botë, që nuk ka një Muze për Kinematografinë. Para tre vitesh mjediset e ish-Kinostudios “Shqipëria e re” u rikonstruktuan për t’u kthyer në muze filmi, por në përfundim të punës, ambientet u përshtatën për zyra të Ministrisë së Kulturës. Edhe kështu dëshira e kineastëve për të pasur një vend, që do t’u ‘fliste’ brezave të rinj, për më shumë se gjysëm shekulli punë intensive në kinematografinë tonë, u tretë rrugës. Artistët edhe sot kërkojnë një muze, që pavarësisht frymës socrealiste që mbartin filmat, prodhimet më të mira, fotografitë, posterat, kostumet, automjetet dhe objektet, që janë përdorur gjatë realizimit të tyre të ekspozohen. Regjisori Saimir Kumbaro shpreh dëshirën, që kati i parë i Ministrisë së Kulturës, sikundër ishte konceptuar të kthehet në muze.

Kam bërë edhe një dokumentar për këtë, “Një ciceronë për historinë”. Nismën e mora nga një pllakë, që ka qenë në hyrje të ish-Kinostudios. Ishte në datë 10 korrik të vitit 1952 inaugurohet kinostudio Shqipëria e parë, vepër e planit të parë.

Saimir Kumbaro, regjisor

Pasi vuri re se pllaka nuk ishte më. Pyeti përse e kanë hequr?

Nuk e kanë hequr më thanë, por e kanë shkulur edhe e kanë depozituar në një magazinë. E gjeta! Ajo pllakë ishte një sekret, në një anë ishte shkruar 10 korrik, inaugurohet ish kinostudio, vepër e planit të parë pesëvjeçar, u ndërtua nga 1 korrik i 1951 deri në 7 korrik 1952, me ndihmën e çmuar të Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1961 u prishën marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik edhe u kthye pllaka, në të cilën shkruhet “inaugurohet kinostudio e re” vepër e planit të parë.

Saimir Kumbaro, regjisor

Mbi këtë detaj Kumbaro bëri një skenar edhe realizoi filmin, ku tregon gjithë jetën e ish-kinostudios. Por, për të kaq nuk mjafton.

 

Ideja është që kati i parë, se nuk do të heqim Ministrinë e Kulturës, të kthehet në një muze, aty kanë qenë makina të vjetra, që kanë realizuar me dhjetëra filma të kohës së Luftës Nacionalçlirimtare, janë kostumet, edhe përse gjysmat i kanë marrë, postera të vjetër edhe aparaturat po ashtu. Ky muze mund të sillte ca ta ardhura.

Saimir Kumbaro, regjisor

Regjisori Kumbaro sjell shembuj, se si në kudo në botë njerëzit shohin emblemat e kinematografisë, ndërsa për artistët që kanë lënë gjurmë në kinematografinë tonë, kjo vëmendje mungon. 

“Ai sheh Kadri Roshin prej dylli, Naim Frashërin, Loro Kovaçin, por jo vetëm. Një stendë filmash, që ndahen në filma të realizimit socialist, realizmi kritik e më vonë realizmi magjik”, u shpreh Kumbaro.

Kjo gjendje, sipas tij, vjen vetëm për shkak të mungesës së dëshirës! Megjithatë, ai bën thirrje, që zëri i tij të dëgjohet

Mirëpo mungon dëshira, vullneti, mungon dija, sepse këta që vijnë këtu. Shkova në ministri e më thanë: Hajdeni zoti Ramadan. Ktheva kokën edhe e pyeta: Me kë e keni? Juve tha, përse Ramadan i thashë: S’the Edvin. E pyeta a ke parë ndonjë film. Urdhëro më tha!

Saimir Kumbaro, regjisor

Ish-Kinostudioja u projektua nga një arkitekt rus. Punimet nisën në 1948, edhe përfunduan në 10 korrik të vitit 1952 me ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kinooperatori: 12/01/2019 20:57

    O Sajmir ti ke te drejte po kete vend e ka mbuluar nje llum qe ska lume e det qe ta laje. Ketu ka elemente qe duan ti heqin identitetin kombit shquptar dukev filluar nga folklori kostumet kimbetare qe gjoja ne emer te modernizmit po perpiqen ta zhdukin atdheun tone edhe si komb.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'

Cristiano Ronaldo: Vinicius meritonte 'Topin e Artë'