Gjykata: 1 muaj paraburgim serbit
"Eksplozivin do e çoja në Shqipëri"

Gjykata: 1 muaj paraburgim serbit<br />"Eksplozivin do e çoja në Shqipëri"
PRISHTINE - Dy ditë pasi u arrestua me mbi 12 kg tritol në automjet, 46-vjeçari serb Slobodan Gavriç do të qëndrojë të paktën 30 ditë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës i dhënë mesditën e kësaj të shtune. Sipas prokurorisë, serbi me profesion veteriner dhe punonjës në Ministrinë e Bujqësisë të Serbisë dyshohet se ka pasur qëllim të kryejë sulm terrorist përmes futjes së lëndëve shpërthyese në Prishtinë. Vetë i pandehuri i ka mohuar të gjitha akuzat në sallën e gjyqit duke thënë se ka pasur qëllim vetëm shitjen e eksplozivit. Po sipas dëshmisë së tij, Kosova ka qenë thjesht vend tranzit dhe se destinacioni i lëndës shpërthyese ishte Shqipëria ku sipas tij, kishte disa lidhje biznesesh me minierat që kanë nevojë për materiale të tilla.

Mediat kosovare kanë publikuar një pjesë të kërkesës së prokurores Drita Hajdari, ku theksohet se pas pikasjes së tij në lagjen “Arbëria” dhe zbulimin e 12.219 kg eksploziv, destinacioni i radhës i serbit ishte “Grand Hotel” në qendër të Prishtinës. Por sipas raportit të Prokurores, ende nuk është zbuluar objektivi i sulmit terrorist që u arrit t parandalohej. 

Por si u zbulua lloji i lëndës shpërthyese? Qentë anti-eksplozivë nuk kanë reaguar ndaj këtij materiali, ndaj është dashur skaneri elektronik i siguruar nga ambasada amerikane për të mësuar se në fakt bëhej fjalë për eksploziv të fusqishëm ushtarak plastik. 

Për ngjarjen në fjalë, ka folur shkurt edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili pasi është pyetur nga gazetërët është shprehur se do t’i lihet hetimeve të zbulojnë nëse bëhet fjalë për sulm të mirëfilltë terrorist.

Gavriç akuzohet për planifikim te aktit terrorist dhe shitje e paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, vepra penale të cilat ndëshkohen me mbi 20 vite burg. 

Policia e Kosovës arriti të parandalojë sulmin terrorist mbrëmjen e së enjtes, ku pas informacioneve nga Agjencitë Inteligjente utë arrestua 46-vjeçari serb pranë selive të ambasadave në Prishtinë, megjithatë hetimet vijojnë.

hamdi ibrahimi
(Në foto: Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi)

kosove
(Në foto: Slobodan Gavriç, i akuzuar për sulm terrorist në Prishtinë)
kosove

kosove policia
kosove policia

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin